KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump paralajmëron Kanadanë për tarifa reciproke për produktet e drurit dhe qumështit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trump paralajmëron Kanadanë për tarifa reciproke për produktet e drurit dhe qumështit
AktualeBotaEkonomiKomentPolitike

Trump paralajmëron Kanadanë për tarifa reciproke për produktet e drurit dhe qumështit

Përditësimi i fundit: 8 Mars, 2025 10:16 pm
166 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se Kanadaja ka përfituar nga Shtetet e Bashkuara prej vitesh me tarifa për lëndën e drurit dhe produktet e qumështit dhe paralajmëroi se do të vendosë tarifa reciproke ndaj Kanadasë.

Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump tha se “tarifat e jashtëzakonshme” që Kanadaja vendos mbi produktet e qumështit dhe lëndës së drurit, e kanë bërë të pamundur shitjen e produkteve amerikane në Kanada.

Ai tha se nëse Kanadaja nuk pranon t’i heqë ato, ai do t’i vendosë të njëjtën tarifë Kanadasë.

Të enjten zoti Trump shtyu për katër javë tarifat e reja prej 25% për shumicën e eksporteve meksikane dhe kanadeze në Shtetet e Bashkuara.

Një ditë më herët, Presidenti Trump njoftoi se po ndalonte tarifat për importet e automjeteve nga të dy vendet pasi tre prodhuesit më të mëdhenj amerikanë të automjeteve thanë se tarifat do të kishin një ndikim të rëndë financiar mbi ta.

Presidenti i shtyu tarifat ndaj Meksikës pasi bisedoi me presidenten meksikane Claudia Sheinbaum e cila tha se qeveria e saj kishte ndihmuar në frenimin e fluksit të emigrantëve dhe fentanilit, një opioid vdekjeprurës në SHBA.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zelenskiy: Ukraina, plotësisht e përkushtuar për dialog konstruktiv me SHBA
Artikulli tjetër Rubio: Veprimet e Dodikut e kërcënojnë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Bosnjës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
Rama përplaset edhe në Korçë me qytetarët
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.