KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Me protesta, gratë turke kërkojnë mbrojtje nga dhuna në familje
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Me protesta, gratë turke kërkojnë mbrojtje nga dhuna në familje
AktualeFokusRajoniSociale

Me protesta, gratë turke kërkojnë mbrojtje nga dhuna në familje

Përditësimi i fundit: 8 Mars, 2025 11:04 pm
217 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Mijëra gra kanë dalë rrugëve të qyteteve turke të shtunën për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke protestuar për pabarazinë dhe dhunën ndaj grave.

Në pjesën aziatike të Stambollit, në Kadikoy janë parë qindra gra që kanë mbajtur fjalime, kanë vallëzuar e kënduar. Protesta u përcoll me numër të madh policësh, përfshirë të tillë me pajisje të veçanta mbrojtëse për protesta dhe kamionë me topa uji.

Qeveria turke e ka shpallur vitin 2025 Vit i Familjes. Protestuesit kanë kundërshtuar idenë që roli i gruas të mbetet brenda martesës dhe amësisë, me pankartat që u shkruanin “Nuk do të sakrifikohemi për familjen”.

Kritikët e kanë akuzuar qeverinë se nuk po bën sa duhet për të trajtuar dhunën kundër grave.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan më 2021 e tërhoqi Turqinë nga traktati evropian i quajtur “Konventa e Stambollit” që mbron gratë nga dhuna në familje. Sipas platformës turke “Do t’i Ndalim Femicidet”, 394 gra janë vrarë nga burrat në vitin 2024.

Shumë gra pritet të mblidhen në mbrëmje në anën evropiane të Stambollit për një marsh, pavarësisht se është ndaluar. Vitet e fundit autoritetet kanë bllokuar përpjekjet e grave për të demonstruar në Sheshin Taksim, pika tradicionale e Stambollit për tubime.

 

Marrë nga Associated Press

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kina i vendos “tarifa hakmarrëse” Kanadasë
Artikulli tjetër Milani fiton me përmbysje dramatike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.