KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tiranë, ndotja akustike tej normave të lejuara
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Tiranë, ndotja akustike tej normave të lejuara
AnalizeFokusKryesoreSociale

Tiranë, ndotja akustike tej normave të lejuara

Përditësimi i fundit: 10 Mars, 2025 12:30 pm
225 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Nivelet e zhurmës janë problematike në disa zona me trafik të lartë dhe aktivitet ekonomik intensiv, teksa zonat më të ndikuara përfshijnë “Pazarin e Ri”, “Sheshin Italia” dhe “Rrugën e Kavajës”, ku nivelet e decibelëve shpesh tejkalojnë kufijtë e rekomanduar për një mjedis të shëndetshëm”.

Kjo është një prej gjetjeve në Raportin Vjetor “Cilësia e ajrit dhe ndotja akustike”, i hartuar nga organizata Co-PLAN, me fonde të qeverisë suedeze.

Për të kryer monitorimit u përzgjedhën 13 stacione, në unazën e vogël të Tiranës, teksa matjet u kryen gjatë periudhës gusht-dhjetor 2024, duke mbuluar tre sezone të ndryshme: verën, vjeshtën dhe fillimin e dimrit.

Sipas raportit, kjo periudhë kohore lejon një vlerësim të ndotjes së ajrit dhe ndotjes akustike në varësi të faktorëve sezonalë, si ndryshimet në temperaturë, reshjet, lëvizshmëria e popullsisë dhe aktivitetet ndërtimore. Përveç zonave të mësipërme, disa nga pikat e monotiruara përfshijnë Kryqëzimin e 21 Dhjetorit, Rrugën e Kavajës, Zogun e Zi, sheshin Skënderbej, Piramidën, sheshin Italia, shkollën Mihal Grameno, rrugën Bardhyl, etj.

Matjet janë kryer në 6 raunde të ndryshme dhe për secilin prej tyre ka luhatje të rezultateve. Përshembull në raundin e parë Sheshi Italia ka nivelin më të lartë të ndotjes akustike, me 72.2 dB, duke treguar se kjo është një nga zonat më të zhurmshme të matura.

Ndërsa, në raundin e dytë Treni dhe Pazari i Ri janë ndër zonat më të zhurmshme, me nivele që arrijnë deri në 66.8 dB dhe 67.5 dB, duke theksuar ndikimin e lartë të trafikut dhe frekuencës së vizitorëve.

Sipas raportit, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj ndotjes akustike mund të ketë efekte negative në shëndetin e banorëve, duke shkaktuar stres, lodhje kronike, vështirësi në përqendrim, probleme të dëgjimit dhe çrregullime të gjumit.

Për këtë arsye kërkohet marrja e masave për reduktimin e nivelit të zhurmave, por edhe ndotjes së ajrit, veçanërisht nëpërmjet shtimit të sipërfaqeve të gjelbra aktive, mbjelljes së bimësive autoktone që arrijnë të absorbojnë më tepër ndotës, si dhe stimulimin e fasadave të gjelbërta, apo gjelbërimit vertikal.

 

Marre nga Scantv.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bllokohet për disa orë rrjeti social X
Artikulli tjetër Miliarda e rrugëve para zgjedhjeve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.