KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Miliarda e rrugëve para zgjedhjeve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Miliarda e rrugëve para zgjedhjeve
EkonomiKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Miliarda e rrugëve para zgjedhjeve

Përditësimi i fundit: 10 Mars, 2025 12:33 pm
194 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Belinda Balluku dhe Gentian Gjyli, e para ministre e Infrastrukturës dhe i dyti drejtor i Rrugëve, kanë hapur “thesin” para zgjedhjeve parlamentare të muajit maj 2025. Një nismë kurajoze, teksa “asfalti” është përdorur gjithmonë për vota në këto 35 vite pluralizëm.

Por, duket se krahas votës, kjo dyshe do edhe afrimin e oligarkëve të ndërtimit, ata të cilët financojnë çdo fushatë elektorale, publikisht apo edhe në mënyra të tjera. Publikimi i tenderëve të tillë bëhet edhe për t’i pasur nën kontroll, për financim apo edhe ndikim te punonjësit, ku në këto zgjedhje krahas “luftës” me opozitën, eksponentë të mazhorancës do e kenë edhe me njëri-tjetrin.

Sipas dokumenteve që ka analizuar VoxNews, janë hapur procedurat e By Pass-it të Sarandës, rruga Kashar – Vaqarr apo edhe loti tjetër i zgjerimit të Tiranë – Durrës. Procedura me vlera të mëdha, teksa tender është hapur edhe për “ndihmën” që ARRSH-ja do t’i bëjë edhe koncesionarit të rrugës Durrës- Kukës.

61 milionë euro për Kashar – Vaqarr!

Sipas dokumenteve që ka analizuar redaksia jonë, Gjyli ka hapur dy procedura për segmentin e ri nga zona e Kasharit për në Vaqarr, ku do të bëhet edhe Unaza e Madhe Perëndimore e Tiranës.

Procedura e para është “ndërtim rruga Kashar – Nyja Vaqar”, faza 1. Vlera e tenderit është plot 3.333.333.333 lekë, ose e konvertuar në euro 33 milionë euro. Kësaj procedure i shtohet edhe supervizioni, me vlerë 660 mijë euro.

Ndërkohë, në të njëjtën kohë, ARRSH ka shpallur edhe tenderin e fazës së dytë të këtij segmenti. Vlera kësaj here është 2,750,000,000 lekë, ose rreth 28 milionë euro bashkë me supervizionin që është 550 mijë euro.

28 milionë euro për By Pss-in e Sarandës

Por nuk ndalet këtu Balluku dhe Gjyli, të cilët kanë shpejtuar për të hapur të tjera procedura në këto kohëra. Sipas dokumenteve, është hapur tenderi me objekt “ndërtim By Pass Sarandë, Faza I” me vlerë 2.000.000.000 lekë, ose 20 milionë euro. Për supervizionin e këtij loti u akorduan 400 mijë euro.

Ndërkohë, është hapur edhe tenderi “ndërtim By Pass Sarandë, faza II” me vlerë 833,333,333 lekë, ose rreth 8.4 milionë euro. Supervizioni i këtij loti është me vlerë 166 mijë euro.

25 milionë për zgjerimin e Tiranë – Durrës

Ndërkohë, VoxNews ka siguruar dokumentet e një tjetër tenderi të majmë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Është hapur tenderi me objekt “zgjerimi i superstradës Tiranë – Durrës faza III”, me një fond prej 2.500.000.000 lekë, ose rreth 25 milionë euro.

Ndërkohë, 500 mijë euro do të shkojnë për firmën supervizionit. Shuma të majma, të cilat vijnë të gjitha para zgjedhjeve. Janë para që do të përdoren për fushatë dhe zgjedhje?

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tiranë, ndotja akustike tej normave të lejuara
Artikulli tjetër Pasioni për artin forcon lidhjet mes komunitetit italian në Durrës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.