KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pasioni për artin forcon lidhjet mes komunitetit italian në Durrës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pasioni për artin forcon lidhjet mes komunitetit italian në Durrës
AnalizeKryesoreKultureOpinionSociale

Pasioni për artin forcon lidhjet mes komunitetit italian në Durrës

Përditësimi i fundit: 10 Mars, 2025 12:36 pm
427 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Rezidente në Durrës prej një viti, Paola Leonneti organizoi një ekspozitë me foto, tablo dhe punime artizanale për komunitetin italian që jeton në qytetin bregdetar. Ekspozita “Italianët në Durrës, një udhëtim në kërkim të pasioneve” është vendosur në një sallë pranë kishës “Shën Luçia” dhe ka për synim që të krijojë sinergji jo vetëm mes anëtarëve të komunitetit italian, por edhe me organizatat vendase.

“Mikpritja e vendasve më ka prekur shumë, pasi ato që dëgjojmë në Itali në disa raste për shqiptarët janë të pasakta,” tha Leonneti për BIRN.

“Tashmë po kërkojmë edhe kontakte me organizmat vendase, në mënyrë që eksponatet e përbashkëta me punime artizanale të vizitohen edhe nga qytetarët durrsakë,” shtoi ajo.

Autorët e punimeve të ekspozuara janë përgjithësisht italianë të moshës së tretë, të cilët janë vendosur në Durrës pas përvojave të ndryshme jetësore.

Njëri prej tyre, Michele Palmieri ka paraqitur një kolazh me foto nga udhëtimet e tij në vende të ndryshme të botës.

“Këtu janë një pjesë e fotove nga Estonia, Belgjika, Kuba dhe shumë vende të tjera,” thotë Michele. Mjek nga profesioni, ai jeton prej 4 vitesh në Durrës dhe tashmë ka shumë miq nga qyteti. Megjithatë, ai ende nuk ka mësuar që të flasë gjuhën shqipe.

“Durrsakët flasin të gjithë në gjuhën tonë dhe nuk kemi ndonjë nxitje për ta mësuar shqipen,” u shfajësua ai, ndërsa shtoi se 3-4 anëtarë të grupit të tij kanë filluar ta mësojnë me mësues të kualifikuar.

Numri i saktë i shtetasve italianë që jetojnë në qytetin e Durrësit është i paqartë, por anëtarë të komunitetin thonë se aktualisht janë rreth 4 mijë, pjesa më e madhe e të cilëve pensionistë. Në një sallë të vogël në qendër të Durrësit, rreth pesëdhjetë prej tyre organizohen shpesh me njëri-tjetrin në takime për letërsinë, pikturën, autorët e njohur apo për mbrëmje muzikore në karaoke.

Carlo Cherson është një burrë i gjatë me pamje të menduar, por të gjithë e vlerësojnë si mik dhe organizator të mirë. Carlo tha për BIRN se takimet zhvillohen mbi bazën e interesave që kanë pjestarët, të cilët ndonjëherë mblidhen për të luajtur Bridge apo Buraco.

“Ne jemi ende një grup chati dhe komunikojmë më shumë me ëhatsaap, jo vetëm për qytetet nga ku kemi ardhur, por edhe për euron apo hyrjen e Shqipërisë në BE,” thotë Cherson, ndërsa shton “do të na pëlqente të ishim një komunitet më i organizuar”.

Sipas tij, gjithkush ka nevojë të dijë se çfarë dokumentacioni duhet për lejen e qëndrimit, për një biznes apo edhe për rastet më të thjeshta të blerjes së një makine, ndërsa shprehet i kënaqur nga miqtë shqiptarë që u përgjigjen me kompetencë pyetjeve të tyre.

Megjithatë, jo të gjithë italianët organizohen me njëri-tjetrin për ekspozita apo aktivitete të tjera. Corrado Bisighini jeton në lagjen 13 të qytetit dhe preferon që kafenë e mëngjesit ta pijë me miqtë buzë detit.

“Mësova për ekspozitën, por nuk më tërheq. Më pëlqen ta pij kafen e mëngjesit në bregdet, me miq të tjerë,” tha ai.

Qyteti i Durrësit është vetëm një nga zonat bregdetare ku italianët kanë zgjedhur që të kalojnë ditët e tyre në pension. Luana dhe bashkëshorti i saj kanë vendosur që të shpërngulen në Orikum, një tjetër qytezë bregdetare në jug të vendit.

“Do të përshendetemi me të gjithë, pasi kemi vendosur të transferohemi në Orikum, afër Vlorës. Mendojmë se është më qetë dhe e dimë që është një qytezë turistike,” përfundoi ajo.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Miliarda e rrugëve para zgjedhjeve
Artikulli tjetër “Nënshkrimi automatik” i Biden në shumicën e dokumenteve zyrtare ngre dyshime

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.