KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Interi dhe Bayerni kalojnë pa probleme në çerekfinale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Interi dhe Bayerni kalojnë pa probleme në çerekfinale
AktualeSporti

Interi dhe Bayerni kalojnë pa probleme në çerekfinale

Përditësimi i fundit: 12 Mars, 2025 10:08 am
227 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Interi ka fituar pa shumë probleme 2-1 ndaj Feyenoord në “San Siro” dhe është kualifikuar për në çerekfinale të Champions League me rezultatin total të të dy ndeshjeve 4-1.

Përsa i përket takimit të sotëm, zikaltrit gjetën golin pas 7 minutash lojë. Ishte Marcus Thuram që bëri vetë gjithçka bukur dhe shënoi një gol vërtet fantastik.

Holandezët barazuan shifrat në minutën e 42-të me Moder nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga vetë ai, pasi u desh edhe ndërhyrja e VAR. Pjesa e parë u mbyll 1-1.

Në minutën e 50-të, Taremi pengohet brenda zone, penallti për Inter-in.

Hakan Çalhanoglu u tregua i saktë nga 11-metrat duke kaluar Inter-in në avantazh 2-1.

Vlen për t’u përmendur që në këtë takim pati dhe disa minuta në dispozicion për Kristjan Asllanin, elbasanasi zëvendësoi Calhanoglu në minutën e 60-të.

Dy minuta pasi u fut në fushë, mesfushori shqiptar u ndëshkua me karton të verdhë për faull ndaj kundërshtarit dhe do të mungojë në ndeshjen e parë në çerekfinale ndaj Bayernit.

Në sfidën tjetër të luajtur në “BayArena”, Leverkusen u mund dhe këtë herë nga Bayern, sot me shifrat 0-2.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Rezultati u zhbllokua në minutën e 51-të, Joshua Kimmich asiston direkt nga goditja e dënimit, Harry Kane përfiton nga përgjumja e mbrojtjes vendase dhe dërgon topin në rrjetë.

Goli i dytë për bavarezët u shënua në minutën e 70-të nga Alphonso Davies, pas asistit shumë të bukur të Kane.

Bayerni fiton përfundimisht 0-2, ndërsa në total 0-5. Bavarezët do të ndeshen me Interin në çerekfinale.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Tiranë/ Seanca për arrestin e kryebashkiakut, protestë para Gjykatës së Lartë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump nis reduktimin e burokracisë federale
Artikulli tjetër Kualifikimi historik i PSG-së, Enrique: Donnarumma, si Alisson në ndeshjen e parë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’
Koment Kryesore Politike Sociale 15 Shtator, 2026
“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.