KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Konfiskohen pasuritë e Alda Klosit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Konfiskohen pasuritë e Alda Klosit
AktualeAnalizeFokusKorrupsion

Konfiskohen pasuritë e Alda Klosit

Përditësimi i fundit: 13 Mars, 2025 10:48 am
226 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Gjykata e Tiranës, me urdhër të Prokurorisë ka konfiskuar pasuritë e ish-zyrtares së lartë të Ministrisë së Financave, Alda Klosi, e cila është dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim për fshehje pasurie në 19 mars të vitit të kaluar

Bëhet fjalë për rreth 500 mijë euro, si dhe një apartament me siperfaqe 85.09 m2 dhe një garazh, të cilat kanë qenë në emër të ish-bashkëshortit të saj, Altin Klosi.

“Nga procedimi pasuror nr.05, 2022, rezultoi se e pandehura/subjekti i hetimit pasuror Alda Klosi, e cila është përfshirë si subjekt deklarimi në ILDKPKI që në vitin 2016, nuk ka deklaruar në këtë institucion pasurinë që nuk e justifikon atë me burime të ligjshme të të ardhurave.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar rezulton se pasuritë e paluajtshme të llojit apartament dhe garazh, që zotërohen nga ajo dhe nga personi i lidhur, janë pasuri të pajustifikuara nga të ardhurat e ligjshme. Këto pasuri të paluajtshme janë fshehur dhe nuk janë deklaruar në deklaratat e ILDKPI nga personi i hetuar Alda Klosi” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Pasurtitë e konfiskuara

  • Shuma monetare 368 mijë Lekë të reja, 15 mijë e 600 dollarë amerikan, 462 mijë e 950 Euro, sekuestruar për llogari të procedimit penal nr. 9220/2022 dhe arkëtuar në llogarinë e Prokurorisë në 10.01.2023;
  • Apartament me siperfaqe 85.09 m2 të shfrytëzueshme me numër pasurie 6/572+1-35, ZK 8210, Vol. 42,Fq 127 pasuri e ndodhur në Tiranë, në pronësi të shtetasit A.K.; dhe
  • Garazh me sipërfaqe 14.06 m2 të shfrytëzueshme, pasuri e ndodhur në Tiranë, në pronësi të shtetasit A.K.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2022, Alda Klosi denoncoi se sanitarja Rozeta Dobi i kishte grabitur banesën e saj, por nuk tregoi për shumën e plotë të parave, por për një vlerë më të vogël dhe për vjedhje bizhuterish. Nga hetimi u zbulua se ishin vjedhur 120 mijë euro nga pastruesja, të cilat Alda Klosi më pas i justifikoi duke thënë se janë të xhaxhait të saj që jeton në Amerikë.

Në një kontroll të dytë, Policia gjeti në banesën e Rozeta Dobit dhe një shumë të konsiderueshme që besohet se është 524.800 euro, 8500 dollarë dhe 368.000 lekë të rinj si dhe aksesorë floriri, që besohet i përkasin pikërisht Klosit. Rreth 500 mijë euro u gjetën të fshehur në tubat e aspiratorit.

Pastruesja Rozeta Dobi dhe i biri këmbëngulën në deklaratat e tyre se paratë i përkisnin ish-zyrtares, e cila ia kishte lënë në ruajtje. Kjo shumë e ka bindur prokurorinë se duhet të hetonte nëse ish-zyrtarja e lartë Klosi po pastronte apo jo para të fituara nga korrupsioni.

Ish-zyrtarja u arrestua në Shkurt të vitit 2023, teksa mohoi akuzat ndaj saj. Por, Alda Klosi më 19 mars të vitit të kaluar u dënua nga Gjykata e Tiranës me 2 vjet e 6 muaj burgim për fshehje pasurie. Ajo përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe u dënua përfundimisht me 1.8 vite burg. Të njëjtin dënim e la në fuqi edhe Gjykata e Apelit më 3 Tetor të vitit të kaluar.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Simeone shpërthen kundër arbitrave: Nuk kam parë kurrë diçka të tillë
Artikulli tjetër Nga Gruemira e Malësisë së Madhe deri në Postribë, miratohen 17 zonat e kanabisit mjekësor

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’
Koment Kryesore Politike Sociale 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.