KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nga Gruemira e Malësisë së Madhe deri në Postribë, miratohen 17 zonat e kanabisit mjekësor
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Nga Gruemira e Malësisë së Madhe deri në Postribë, miratohen 17 zonat e kanabisit mjekësor
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Nga Gruemira e Malësisë së Madhe deri në Postribë, miratohen 17 zonat e kanabisit mjekësor

Përditësimi i fundit: 13 Mars, 2025 10:49 am
189 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kultivimi i kanabisit për qëllime industriale dhe mjekësore do të lejohet në 17 zona kadastrale me vendndodhje në veri të vendit.

Vendndodhja e 11 prej zonave kadastrale të lejuara do të jenë në njësinë administrative të Gruemirës në zonën e Malësisë së Madhe, 3 prej tyre në njësitë administrative të Postribës dhe 3 zona të tjera në njësinë e Rrethinës në Shkodër.

Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi “Për miratimin e zonave kadastrale në të cilat lejohet kultivimi i bimës së cannabis-it për qëllime industriale”.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 12, të ligjit nr. 61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së Cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

1.Miratimin e zonave kadastrale në të cilat lejohet kultivimi i bimës së Cannabis-it për qëllime industriale, sipas shtojcave, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

2.Ushtrimin e aktivitetit të kultivimit të bimës së Cannabis-it për qëllime industriale, në përputhje me kufizimet e përcaktuara në vendimin nr. 50, datë 22.1.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e standardeve për zonat dhe parcelat e tokës në të cilat do të lejohet kultivimi i bimës së Cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale”.

3.Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Brendshme, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it dhe subjektet e lejuara për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare”, thuhet në vendim.

Lecensimi për subjektet që do të lejohen të kultivojnë kanabisin për qëllime mjekësore dhe industriale parashikohet të nisin këtë vit.

Pas miratimit të ligjit “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale” nga institucionet janë miratuar një sërë aktesh nënligjore, si udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së shëndetësisë dhe Financave dhe Ekonomisë “Për procedurën e pagimit të tarifës së licencës së prodhimit të cannabis-it për qëllime mjekësore dhe mënyrën e përdorimit të kësaj tarife”.

Udhëzimi përcaktonte se tarifa prej 100,000 lekë do të paguhet nga subjekti që kërkon të licencohet sipas faturës për arkëtim, referuar modelit të miratuar me parë.

Po ashtu në udhëzimin e miratuar më herët të Ministrisë së Bujqësisë “Për metodat e kontrollit të cilësisë, lidhur me përmbajtjen e kanabinoideve, si dhe të kontrollit fiziko-kimik dhe mikrobiologjik, për mënyrën e paketimit, formën dhe sasinë” përcaktonte se për analizimin metodat që do të ndiqen do të jenë në përputhje me kriteret e vendeve importuese. Ndërsa në paketimin e produktit ndalohen të reklamohen të dhëna që shkaktojnë keqinformim të konsumatorit, si dhe paketimi të jetë i sigurt për transportin.

Po ashtu u botua më herët në Fletoren Zyrtare edhe udhëzimi “Për mënyrën e hollësishme të asgjësimit të bimëve të cannabis-it”, ku përcaktohen 3 mënyra për asgjësimin e mbetjeve të cannabis-it mjekësor, nëpërmjet incenerimit, asgjesim me metoda kimike dhe trajtim në landfill nëpërmjet groposjes së materialeve.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Konfiskohen pasuritë e Alda Klosit
Artikulli tjetër ARRSH, tender 1.2 milionë euro për të numëruar makinat në rrugët me pagesë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.