KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Konkurenca kalon në sitë bankat dhe kompanitë e sigurimeve për 3 vite
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Konkurenca kalon në sitë bankat dhe kompanitë e sigurimeve për 3 vite
AnalizeEkonomiKryesoreSociale

Konkurenca kalon në sitë bankat dhe kompanitë e sigurimeve për 3 vite

Përditësimi i fundit: 18 Mars, 2025 12:37 pm
195 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Autoriteti i Konkurrencës ka administruar më datë tre mars përgjigjet e bankave të nivelit të dytë dhe kompanive të sigurimit lidhur me sigurimin e jetës për kredimarrësit. Sipas një njoftimi zyrtar, hetimi u fokusua te mënyra se si bankat dhe kompanitë e sigurimeve bashkëpunojnë për ofrimin e polisave të sigurimit të jetës për kreditë e dhëna individëve.

Me këtë hetim, Autoriteti synon të zbulojë nëse ka marrëveshje ose praktika që imponojnë klientëve sigurime të caktuara, duke kufizuar zgjedhjet e tyre ose duke ndikuar në çmimet.

Burime pranë Autoritetit të Konkurrencës bëjnë me dije se janë marrë ankesa nga qytetarë dhe aktorë të tregut, të cilët pretendojnë se disa banka i detyrojnë klientët të marrin sigurime vetëm nga kompani të caktuara, duke mos lejuar zgjedhjen e lirë të ofruesit të sigurimit.

Nëse hetimi konfirmon shkelje të ligjit të konkurrencës, kompanitë dhe bankat e përfshira mund të përballen me gjoba të rënda ose masa të tjera rregullatore. Autoriteti i Konkurrencës ka theksuar se mbrojtja e konsumatorëve dhe nxitja e një tregu të hapur dhe të drejtë janë prioritetet kryesore të tij.

Ky hetim vjen në një kohë kur tregu i sigurimeve në Shqipëri po përjeton rritje të ndjeshme, veçanërisht në segmentin e lidhur me kreditë bankare. Ekspertët e sektorit kanë kërkuar transparencë më të madhe dhe rregullore më të qarta për të garantuar një konkurrencë të ndershme dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve.

Hetimet që zgjatën disa muaj janë finaluzuar, ndërsa Autoriteti do të analizojë të dhënat dhe do të zhvillojë konsultime me të gjitha palët e interesuara për të marrë një vendim përfundimtar për gjetjet e konstatuara.

Më 27 nëntor 2024 Autoritet Konkurencës Njoftoi se:

Autoriteti i Konkurrencës vendos nën hetim paraprak Bankat e nivelit të dytë për abuzim me pozitën dominuese për produktin “sigurimi i jetës për kredi” Autoriteti i Konkurrencës, pas marrjes së një ankese hapi procedurën e monitorimit në tregun e sigurimit të jetës për kredi. Më tej, Komisioni i Konkurrencës pasi vlerësoi ekzistencën e të dhënave të mjaftueshme të cilat kërkojnë hetim të mëtejshëm të mënyrës sesi bankat e nivelit të dytë procedojnë me ndarjen e këtij produkti, shqyrtoi në mbledhjen e datës 07.11.2024 propozimin e sekretariatit të konkurrencës për hapjen e hetimit paraprak në këtë treg. Pas vlerësimit të raportit të paraqitur nga sekretariati i konkurrencës u vlerësua se përqindja e ndarjes së tregut të sigurimit të jetës për kredi, nuk reflekton as afërsisht pjesën e tregut në total që secila nga shoqëritë e sigurimit të jetës zotëron ç’ka mund të jetë pasojë e sjelljeve përjashtuese me karakter antikonkurrues duke bërë që klientët (kredi marrësit) mos të jenë të lirë të zgjedhin sigurimin e jetës për kredi nga shoqëri sigurimi të përzgjedhura nga vetë ata. Sjellja e bankave në tregun e sigurimit të jetës për kredi mund të sjellë kufizim të konkurrencës në kuptim të nenit 9 të ligjit nr. 9121, datë 27.03.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 1130, datë 07.11.2024, vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e sigurimit të jetës për kredi. Hetimi paraprak përfshin periudhën kohore nga 7 Nëntor 2021 deri në 7 Nëntor 2024.

 

Marrë nga Weblajm.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Më pak se 10 orë punë në javë… Ndodh në Shqipëri
Artikulli tjetër Eurodeputeti francez që kërkon kthimin e Statujës së Lirisë nga amerikanët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.