KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Të ardhurat e qytetarëve nga qiratë arritën në 350 milionë euro, më 2024-ën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Të ardhurat e qytetarëve nga qiratë arritën në 350 milionë euro, më 2024-ën
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

Të ardhurat e qytetarëve nga qiratë arritën në 350 milionë euro, më 2024-ën

Përditësimi i fundit: 19 Mars, 2025 10:01 am
265 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Tregu i qirave po “shpërthen” nga flukset e turistëve të huaj, por të ardhurat zyrtare nga qiratë po rriten me ritme normale. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të ardhurat nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale (TAP) arritën në 5,3 miliardë lekë vitin e kaluar duke u rritur me 10.3% në krahasim me 2023.

TAP vilet mbi shumën bruto të pagesës për të ardhurat që vijnë nga dhënia me qira e pasurive të paluajtshme, ku aplikohet tatimi në burim prej 15%. Bazuar në ligjin për TAP qiramarrësi zbret masën e tatimit nga vlera mujore e qirasë dhe ua kalon atë organeve tatimore kompetente.

Shuma e të ardhurave nga TAP prej 5,3 miliardë lekësh është 15% e vlerës 35,6 mld lekë. Sipas krahasimit të të dhënat, tregu i qiradhënies kishte një vlerë zyrtare prej 350 milionë eurosh në të gjithë vendin, nga rreth 320 milionë euro që ishte në vitin 2023.

Zhvillimet në tregun real të qirave kanë qenë më të vrullshme gjatë vitit 2024. Stoku i banesave është rritur dhe gjithashtu edhe vlera e qirasë sidomos në Tiranë dhe në qytetet me turizëm të zhvilluar.

Të dhënat nga Air DNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Air BNB, të bëra të disponueshme për Monitor tregojnë se në vitin 2024 rreth 21 mijë apartamente ishin në dispozicion për tu dhënë me qira. Nga këto njësi u gjenerua një vlerë prej 85 milionë eurosh gati dy herë më e lartë se në vitin 2023.

Kërkesa e lartë e turistëve për qira ditore ka krijuar një efekt kaskadë duke rritur çmimet e qirave afatgjata. Nga shtatori në dhjetor të vitit 2024 çmimet e qirave janë rritur deri në 20% në Tiranë. Çmimet në zonat kryesore të Tiranës variojnë nga 500 deri në 800 euro për apartamente 1+1.

Për apartamentet 2+1, çmimet variojnë nga 800 deri në 2,500 euro. Ndërsa për apartamente me sipërfaqe më të madhe, qiraja është mbi 2,500 euro në muaj.

Në zonat periferike të kryeqytetit, të cilat njihen për stok cilësor, këto çmime mund të shkojnë nga 4,000 deri në 10,000 euro në muaj për njësi rezidenciale cilësore, si vila me hapësira të mëdha për rekreacion e hapësira të gjelbra përreth ambientit, sipas të dhënave nga “Colliers Albania”.

Nisur këto zhvillime qeveria dhe ministria e financave më parë kanë shprehur shqetësimin për informalitetin e lartë në këtë treg. Për efekt tatimi qiratë zyrtare sidomos ato afatgjata deklarohen me të ulëta se vlera reale në treg, duke bërë që shteti të mos marrë tatimin që i takon.

Tregu i qirave të banesave në Shqipëri ka pësuar ndryshime të konsiderueshme vitet e fundit, veçanërisht në zonat urbane si Tirana. Rritja e popullsisë urbane, migrimi nga zonat rurale dhe kërkesa e shtuar për strehim kanë ndikuar në rritjen e çmimeve të qirave.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BIRN: Shqipëria me sistem të sëmurë shëndetësor
Artikulli tjetër Orientimi i të rinjve në karrierë “kuturu”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.