KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Jeta në tokë do të zhduket”, Elon Musk: Dua të vdes në Mars
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > “Jeta në tokë do të zhduket”, Elon Musk: Dua të vdes në Mars
BotaHI-TechKomentSociale

“Jeta në tokë do të zhduket”, Elon Musk: Dua të vdes në Mars

Përditësimi i fundit: 25 Mars, 2025 11:39 am
233 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Elon Musk, themeluesi i SpaceX dhe Tesla, ka bërë një tjetër deklaratë të çuditshme, duke shprehur dëshirën e tij të vdesë në Mars. Ai e bëri këtë koment për herë të parë në vitin 2013 gjatë një eventi në South by Southwest dhe, më shumë se një dekadë më vonë, ai është ende i vendosur për këtë qëllim.

Musk, i njohur për idetë e tij të guximshme dhe vizionin afatgjatë, ka shpalosur më tej mendimet e tij mbi të ardhmen e njerëzimit dhe udhëtimin në hapësirë. Ai shpjegoi se dielli është duke u zgjeruar dhe se pas disa qindra milionë vjetësh, Toka do të bëhet e pabanuar.

Sipas tij, udhëtimi në hapësirë është një nga mënyrat kryesore për të siguruar mbijetesën e njerëzimit.

“Dielli po zgjerohet gradualisht dhe, pas 500 milionë vjetësh, mundësisht një miliardë, oqeanet do të vlojnë dhe nuk do të ketë jetë të rëndësishmenë Tokë. Ndoshta disa bakterie që mund të mbijetojnë në temperatura shumë të larta, por asgjë që mund të ndërtojë raketa,” tha Musk.

Sipas tij udhëtimi në hapësirë është zgjidhja që do të shpëtojë njerëzimin.

“Udhëtimi në hapësirë është mundësia më e mirë që kemi për të ruajtur jetën e njerëzimit.”

Për Musk, interplanetarizmi nuk është vetëm për të shpëtuar njerëzimin nga katastrofat kozmike të mundshme, por edhe për të krijuar një të ardhme më të mirë dhe më emocionuese.

“Një civilizim që udhëton në hapësirë është një civilizim që ka besim në të ardhmen. Asgjë nuk mund të jetë më emocionuese se sa të jesh pjesë e yjeve.”

Musk është gjithashtu duke punuar për ta realizuar këtë vizion. Sipas njoftimeve të fundit, SpaceX planifikon të dërgojë raketën Starship drejt Marsit deri në fund të vitit të ardhshëm, me robotin humanoid të Teslës, Optimus, që do të jetë ndër pasagjerët e parë. Nëse ky mision ka sukses, Musk shpreson që njeriun mund të arrijë të ulet në Mars deri në vitet 2029-2031.

Megjithatë, Musk e ka pranuar se jeta në Mars do të jetë një sfidë e madhe. Pa oksigjen, temperatura ekstreme dhe rrezatim të dëmshëm, ai e ka cilësuar atë si një “kurth vdekjeprurës”.

“Është një udhëtim i gjatë dhe mund të mos kthehesh gjallë,” tha ai duke pranuar vështirësitë e këtij plani të ambicioz.

 

Marrë nga Reporteri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm DASH: ”Krimi pastron para me projektet e ndërtimit dhe pasuritë e paluajtshme”
Artikulli tjetër Anketa: SPAK ‘simbol shprese’ kundër korrupsionit të gjithëpërhapur në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.