KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vritet një person në Prishtinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Vritet një person në Prishtinë
AktualeFokusRajoni

Vritet një person në Prishtinë

Përditësimi i fundit: 26 Mars, 2025 9:33 am
206 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë mbrëmjen e 25 marsit.

Policia e Kosovës tha se rasti është raportuar në orën 22:25, duke shtuar se “dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”.

Personi i dytë që mbeti i plagosur, sipas autoriteteve, është duke marrë trajtim mjekësor.

Motivet për këtë ngjarje ende nuk dihen.

Kjo është vrasja e tretë që ka ndodhur në Kosovë në ditët e fundit. Mbrëmjen e 23 marsit, një 19-vjeçar u vra me armë zjarri në Vushtrri nga një bashkëmoshatar i tij. Autoritetet kapën të dyshuarin dhe ai thuhet se ka pranuar fajësinë.

Më 24 mars, Vushtrria u trondit sërish nga një ngjarje e rëndë. Një grua 42-vjeçare u vra në fshatin Stanoc. Autori i dyshuar i krimit, 58 vjeç, më pas vrau veten.

Autoritetet kanë thënë se po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e këtyre rasteve.

Sipas të dhënave që Policia e Kosovës i ka dërguar Radios Evropa e Lirë, më 2024 në Kosovë kishin ndodhur 17 vrasje, ndërkaq në vitin paraprak ishin regjistruar 29 vrasje.

Ekspertët e sigurisë thonë se numri i vrasjeve tregon se çështja e armëmbajtjes është bërë alarmante dhe kërkon vëmendje maksimale nga institucionet.

Eksperti Valdet Hoxha, tha për REL-in se institucionet duhet të kenë një qasje më gjithëpërfshirëse, përfshirë ndërgjegjësimin e të rinjve që në moshë të hershme për pasojat e armëve.

Sipas tij, nuk mjafton vetëm politika ndëshkimore, por duhet të ketë edhe fushata vetëdijesimi dhe amnisti për dorëzimin e armëve të paligjshme.

Sipas Ligjit për armët në Kosovë, çdo person që ka së paku 21 vjet mund të kërkojë leje për t’u pajisur me armë.

Personat që duhen të pajisjen me armë duhet të posedojnë aftësi psiko-fizike dhe të kalojnë një tekst teorik dhe praktik.

Po ashtu, kërkohet që aplikuesit të kenë arsye të besueshme përse kanë nevojë për armë, si dhe të mos kenë të kaluar kriminale.

Në Kosovë llogaritet se janë mbi 230.000 armë pa leje në duart e qytetarëve.

Policia tha se në baza vjetore konfiskon mesatarisht rreth 1.500 armë pa leje.

 

Marrë nga Kosovapress.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Protestuesit kritikojnë Erdoganin teksa përshkallëzohet shtypja
Artikulli tjetër Qeveria e Scholz-it tani vetëm qeveri në detyrë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë
Analize Bota Kryesore Opinion Politike Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë
Analize Sociale Sporti Te Tjera 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.