KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: OKB-ja shkurton stafin ndërkombëtar në Rripin e Gazës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > OKB-ja shkurton stafin ndërkombëtar në Rripin e Gazës
AktualeBotaSociale

OKB-ja shkurton stafin ndërkombëtar në Rripin e Gazës

Përditësimi i fundit: 26 Mars, 2025 9:40 am
181 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Organizata e Kombeve të Bashkuara po redukton rreth një të tretën e personelit të saj ndërkombëtar në Rripin e Gazës për arsye sigurie.

Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres nuk mund ta garantojë sigurinë e personelit të OKB-së, tha zëdhënësja e OKB-së Alessandra Vellucci në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

Prandaj rreth 30 nga 100 punonjësit ndërkombëtarë në Rripin e Gazës do të tërhiqen nga kjo zonë. Fjala është për personelin e Programit Botëror të Ushqimit (WFP), Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Fondit të OKB-së për Fëmijët (UNICEF).

Sulme me viktima kryesisht gra dhe fëmijë

Kjo masë merret pasi Izraeli rifilloi sulmet në Rripin e Gazës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi javën e kaluar prej sulmeve janë vrarë të paktën 792 vetë, kryesisht gra dhe fëmijë. Megjithëse Izraeli ka shprehur dyshime mbi shifrat dhe numrit të vdekjeve të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë, organizatat ndërkombëtare si OKB-ja i konsiderojnë ato si mjaft të besueshme.

Izraeli përforcon thirrjet për evakuim

Ushtria izraelite i ka shtuar kërkesat për evakuim drejtuar dhjetëra-mijëra banorëve të zonës bregdetare të Rripit të Gazës. Banorëve të të gjitha qyteteve kufitare në veri u është kërkuar të evakuohen, njoftoi ushtria izraelite. Nga zona kishin pasur sulme me raketa në drejtim të Izraelit. Qytetet e prekura janë Jabalia, Beit Lahija, Beit Hanun dhe Sheyaia në veri, si dhe zonat në Khan Yunis dhe Rafah në jug.

Izraeli ka krijuar edhe një institucion të ri, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit, detyra e të cilit është të “përgatisë largimin vullnetar të banorëve të Rripit të Gazës për në vende të treta në mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar”.

Atyre që dëshirojnë të largohen nga zona e rrethuar bregdetare palestineze në brigjet e Detit Mesdhe duhet t’u mundësohet largimi “në përputhje me ligjet izraelite dhe ndërkombëtare si dhe në përputhje me vizionin e presidentit amerikan Donald Trump”, tha Ministria izraelite e Mbrojtjes në një deklaratë.

 

Marrë nga Associated Press

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qeveria e Scholz-it tani vetëm qeveri në detyrë
Artikulli tjetër Austri: Katër vjet burg për ish-ministrin e Financave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.