KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pasaportë Europiane, standarde Ballkanike!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Pasaportë Europiane, standarde Ballkanike!
AktualeKryesoreOpinionPolitike

Pasaportë Europiane, standarde Ballkanike!

Përditësimi i fundit: 31 Mars, 2025 10:07 am
244 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Nga Lutfi Dervishi

Në një vend europian, kur nuk mban fjalën, kërkon ndjesë.

Kur kapesh gafil, mban përgjegjësi, nuk kërcen te premtimi tjetër, më i madh, më i bukur, më i parealizueshëm.

Pasaporta europiane kërkon ndarje pushtetesh, jo një gravitet politik, ku çdo gjë rrotullohet rreth njëshit.

Ajo kërkon konkurrencë të lirë, jo kapitalizëm të emëruar me PPP dhe tenderë pa garë.

Kërkon një sistem ku fiton kush është më i aftë, jo kush është më afër.

Pasaporta europiane nuk jepet për inspektime spektakolare, ku kryeministri dhe ministrat rreshtohen në kantier si në dokumentarët e dikurshëm të Kinostudios “Shqipëria e Re”.

Ajo kërkon që 900 inspektimet e zhurmshme të Kryeministrit dhe ministrave të bëhen pa zhurmë nga AKU dhe inspektorate që e kanë për detyrë inspektimin.

Europa kërkon zgjedhje të lira e të ndershme, ku konkurrojnë partitë më njëra-tjetrën, e jo administrata me opozitën.

Pasaporta europiane është për shtete që riciklojnë mbeturinat, jo premtimet.

Për vende ku inceneratorët djegin plehra, jo fonde publike dhe prova ligjore.

Por më shumë se kaq, pasaporta europiane kërkon standarde.

Kërkon shkolla që edukojnë, jo që lëshojnë diploma.

Rroga që të jetosh me dinjitet.

Pensione që mbajnë gjallë, jo që të çojnë në borxh për ilaçe.

Drejtësi që jepet sa je gjallë, jo kur ke ndërruar jetë.

Prona që mbrohen me ligj, jo që grabiten me vendim gjykate.

Europa është hapësirë sigurie, lirie dhe drejtësie.

Ne përafrohemi vetëm në një aspekt: në pozicionin gjeografik!

Po, pasaporta europiane kërkon shumë.

Më shumë sesa firmën e një kryeministri, më shumë se një ceremoni me flamur blu për sfond.

Të besosh se një copë letër me yje mund të zëvendësojë standardet që s’i kemi ndërtuar kurrë, është si të ngatërrosh barkodin me dinjitetin.

Sepse në Shqipëri, nuk është problem të bëhesh europian në letër dhe në premtime, problemi është të sillesh si europian në përditshmëri.

Dhe më e vështira nga të gjitha:

Të qeverisësh si europian.

Pasaporta bën diferencë, por mendja, realiteti dhe mentaliteti edhe më shumë.

Kur të dëgjosh për pasaportën europiane, kujtohu se:

Nuk na mungojnë “letrat”. Na mungon Europa në jetën e përditshme.

Sepse Europa nuk është strehë, është standard.

Dhe ai standard nuk stampohet, por ndërtohet.

Europa është këtu. Ne nuk jemi atje.

Dhe për t’u ndërtuar, nuk kërkon mrekulli, magji, fantazi.

Mjafton të mësojmë dhe të ngulitim si “ves”, vetëm një fjalë:

Mirëqeverisje.

Pastaj nuk do të na duhet pasaporta e BE.

Do të mjaftojë karta identitetit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Skandali i koncesionit të pullave fiskale, si iu grabitën 60 mln euro në 10 vjet
Artikulli tjetër Barcelona është duke e vëzhguar Edon Zhegrovën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë
Analize Sociale Sporti Te Tjera 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.