KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Skandali i koncesionit të pullave fiskale, si iu grabitën 60 mln euro në 10 vjet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Finance > Skandali i koncesionit të pullave fiskale, si iu grabitën 60 mln euro në 10 vjet
EditorialFinanceKryesoreSociale

Skandali i koncesionit të pullave fiskale, si iu grabitën 60 mln euro në 10 vjet

Përditësimi i fundit: 31 Mars, 2025 10:06 am
262 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Qeveria ka miratuar tarifat e reja për pullat fiskale që përdoren nga bizneset për mallrat e akcizës. Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, çmimi për 1 mijë pulla fiskale do të jetë tashmë nga 15 deri në 25 euro, në varësi të kategorisë së produktit. Konkretisht:

  • Për mallrat e akcizës: 15.65 euro për 1 mijë copë (nga 20 euro më parë)
  • Për birrën: 17.22 euro (nga 22 euro)
  • Për verën: 25.04 euro (nga 32 euro)

Ky ndryshim çmimesh vjen pas përfundimit të kontratës me koncesionarin e mëparshëm, kompaninë zvicerane SICPA, e cila menaxhoi sistemin e pullave fiskale që nga viti 2012. Fillimisht, kontrata kishte një afat 10-vjeçar, por ajo u shty me dy vite të tjera në vitin 2023, duke vazhduar deri në fund të dhjetorit 2024. Shtyrja u justifikua si një masë për të shmangur një përplasje në arbitrazh ndërkombëtar dhe u shoqërua me një ulje të pjesshme të tarifës prej 10%, por tarifat mbetën ende shumë më të larta se standardet e tregut rajonal dhe europian.

Një kosto e gjatë dhe e lartë për bizneset.

Gjatë 12 viteve të koncesionit të SICPA-s (2012–2023), kompania përfitoi mbi 110.5 milionë euro, me të ardhura që vit pas viti mbetën të larta. Vetëm në vitin 2022, të ardhurat nga ky koncesion kapën vlerën e 10.2 milionë eurove. Edhe pas uljes së tarifave me 10% në fazën e fundit të kontratës, rënia e të ardhurave ishte vetëm 19.6%.

Ndërkohë, kostot për bizneset shqiptare kanë qenë disafish më të larta se në vendet fqinje. Për vite me radhë, çmimet për pullat fiskale në Shqipëri kanë qenë deri në 7 herë më të larta se në Europë:

  • Në Shqipëri: deri në 22.4 dollarë për 1 mijë copë
  • Në BE: rreth 3 dollarë
  • Në Kosovë: 2.2 dollarë

Vetëm në harkun kohor 2012–2021, llogaritet që bizneset shqiptare kanë paguar rreth 60 milionë euro më shumë për këtë shërbim sesa do të kishin paguar në kushte tregu të lirë dhe me tarifa të harmonizuara me rajonin. Në të njëjtën periudhë, përfitimi i shtetit shqiptar ka qenë minimal – rreth 1.2 milionë euro në total.

Pas përfundimit të kontratës me SICPA, prodhimi dhe shpërndarja e pullave fiskale i janë dhënë një shoqërie të re me pronësi të përbashkët shqiptaro-arabe: “AlbTrace Co.”. Struktura e pronësisë së saj është:

  • 51% zotërohet nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, një institucion nën varësinë e shtetit shqiptar.
  • 49% zotërohet nga “O&S Security and Solutions”, një kompani e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nuk ka ende informacion të plotë publik mbi përvojën, përfituesit përfundimtarë apo kapacitetet teknike të këtij partneri të huaj. Në mungesë të një gare të hapur dhe të dokumentuar, kjo marrëveshje ngre pyetje mbi kriteret e përzgjedhjes dhe mbi garancitë që i jepen interesit publik.

Por a është kjo një zgjidhje strukturore?

Në pamje të parë, ulja e çmimeve nga 10 deri në 25% mund të përbëjë një lehtësim të mirëpritur për bizneset. Por mbetet për t’u parë nëse kjo lëvizje përfaqëson një reformë të vërtetë në mënyrën se si trajtohet sistemi i fiskalizimit në vend, apo thjesht një kalim i përfitimeve nga një koncesionar tek një tjetër, në një model që në thelb nuk ka ndryshuar.

A janë këto çmime të reja më të afërta me koston reale? A është shteti tashmë më i përfshirë në kontrollin e të ardhurave dhe transparencën e procesit? Apo kemi thjesht një kontratë të re, me fytyra të reja, por me të njëjtën logjikë fitimprurëse në kurriz të biznesit dhe konsumatorit?

Këto pyetje mbeten të hapura, ndërsa modeli i ri nis të zbatohet. Në një sektor ku transparenca, konkurrenca dhe interesi publik duhet të jenë prioritare, mbikëqyrja e vazhdueshme institucionale dhe vëmendja mediatike janë më të nevojshme se kurrë.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sa e rrezikuar është diga e Liqenit Artificial
Artikulli tjetër Pasaportë Europiane, standarde Ballkanike!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
Kush është Srulik Einhorn, izraeliti i kërkuar nga drejtësia që shfaqet në hetimet e SPAK-ut?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.