KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fund i karrierës politike të Marine Le Pen?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Fund i karrierës politike të Marine Le Pen?
BotaFokusOpinionPolitike

Fund i karrierës politike të Marine Le Pen?

Përditësimi i fundit: 1 Prill, 2025 8:22 am
188 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Mëngjesin e së hënës (31.03.2025) në Paris u vendos të paktën tani për tani e ardhmja politike për Marine Le Pen. Gjykata Penale në ndërtesën moderne të kryeqytetit frances shqiptoi vendimin: Për pesë vitet e ardhshme politikania e djathtë nacionaliste me shumë popullaritet nuk do të lejohet të kandidojë për poste politike. Vendimi ka efekt veprimi të menjëhershëm.

Kjo nënkupton fundin e ambicjeve politike të saj, për të pasuar më 2027 presidentin francez Emmanuel Macron. Ndërkohë që në sondazhet e fundit për zgjedhjet e ardhshme presidenciale ajo kryesonte. Tri herë Marine Le Pen ka kandiduar për postin më të lartë në Francë, herën e katërt ajo nuk do të mund të kandidojë, të paktën jo më 2027.

Bashkë me një dyzinë të akuzuarish të tjerë, që punojnë për partinë “Rassamblement National (RN)”, Marine Le Pen u gjet fajtore për shpërdorim të parave publike.

Konkretisht në akuzë bëhej fjalë për punësime të rreme të punonjësve parlamentarë në Parlamentin e BE-së, të cilët në fakt tërësisht ose pjesërisht kanë punuar për partinë në Francë. Qëllimi nuk ka qenë përfitimi personal i së akuzuarës, por “përfitimi i partisë”, theksoi kryegjyqtarja gjatë shqiptimit të vendimit.

Gjykata: Marine Le Pen “në qendër” të një sistemi të punësimeve të rreme

Le Pen, kryetare e RN nga viti 2011 deri më 2022, sipas gjyqtares ka qenë “në qendër” të këtij operacioni. Gjithsej bëhet fjalë për një shumë prej disa miliona eurosh gjatë viteve 2004 deri më 2016. Për rolin e saj trupi gjykues e dënoi politikanen, që ka qenë vetë deputete në Parlamentin Europian në vitin 2017, me katër vjet burg – prej të cilave dy vjet me kusht dhe dy vjet me prangë sigurie në arrest shtëpie. Gjithashtu ajo duhet të paguajë edhe një gjobë 100.000 euro.

Këto detaje të dënimit Le Pen nuk i dëgjoi më. Pasi gjyqtarja bëri të ditur, se dënimi përfshin edhe kufizimin e së drejtës pasive të zgjedhjes me efekt të menjëhershëm, Le Pen u largua nga salla e gjyqit. Refuzimin e saj kundrejt këtij vendimi gjyqësor ajo e bëri të qartë qysh në fillim duke tundur kokën në mënyrë të përsëritur.

Vendimi si një bombë

Në Paris ky vendim u prit si një bombë. Kryetari i RN-së Jordan Bardella, i cili gjithashtu konsiderohet si një kandidat i mundshëm për postin e presidentit, bëri thirrje për një “mobilizim paqësor” me një peticion online. Sipas tij ky vendim është një “skandal demokratik”. Edhe nga kampe të tjera politike pati kritika. Politikani i majtë Jean-Luc Mélenchon shkruajti, “shkarkimi i një përfaqësuesi të zgjedhur duhet t’i takojë popullit”.

Krahas kritikës nga Rusia dhe SHBA, erdhën edhe të tjera reagime kritike nga kampi i djathtë europian. Holandezi Geert Wilders reagoi i “shokuar” ndaj këtij vendimi dhe kryeministri hungarez Viktor Orbán shprehu solidaritetin e tij duke postuar në platformën X “Je suis Marine!”.

Avokati i Le Pen deklaron apelim të vendimit

Pak pas vendimit avokati i Le Pen deklaroi se do të apelojë vendimin. Megjithatë duket të jetë pothuajse e përjashtuar praktikisht, që të ndryshojë gjë lidhur me përjashtimin nga zgjedhjet, i tha DW-së historiani i jurispundencës, Pierre Allorant nga Universiteti i Orleanit. Sipas tij, shansi i vetëm i Le Pen është nëse procesi i apelit mbyllet shpejt.

Por sidoqoftë vendimi në procesin e apelit do të jepej pak para zgjedhjeve presidenciale dhe në këtë rast nuk ka kuptim që të ndryshohet kandidati. Po ashtu nuk mundtë parashikohet, se çfarë mund të vendosë instanca e apelit. Le Pen është deputete e Asamblesë Kombëtare franceze dhe mund të qendrojë deri në fund të mandatit deputete.

Në reagimin e saj të parë ndaj vendimit në televizionin francez Le Pen e cilësoi vendimin “politik” dhe sërish theksoi pafajësinë e saj. Gjyqi, sipas saj, ka dashur ta ndalojë atë në mënyrë eksplicite nga kandidatura më 2027. Le Pen tha, se do të angazhohet për një proces të shpejtë apeli, në mënyrë që të mund të kandidojë. Edhe pse ajo vet i konsideron si të pakta shanset.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Miratohet ekstradimi drejt Shqipërisë i biznesmenit italian Davide Pecorelli
Artikulli tjetër Padi kundër shoqatave të tenisit ATP dhe WTA

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.