KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nesër hyjnë në fuqi tarifat doganore, BE i përgjigjet Trump
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Nesër hyjnë në fuqi tarifat doganore, BE i përgjigjet Trump
AktualeBotaEkonomiOpinionSociale

Nesër hyjnë në fuqi tarifat doganore, BE i përgjigjet Trump

Përditësimi i fundit: 1 Prill, 2025 12:05 pm
176 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Mes kërcënimeve të shumta tregtare nga Donald Trump, të gjithë sytë janë të mërkurën, ku pritet të hyjnë në fuqi tarifat doganore që ka paralajmëruar presidenti amerikan. Trump e ka quajtur 2 Prillin si “Dita e Çlirimit”, me premtimin se duke vendosur një sërë tarifash doganore për importet nga vendet e tjera, SHBA do të bëhet më pak e varur nga mallrat e huaja.

Një përgjigje ka ardhur nga BE para se këto tarifa të hyjnë në fuqi. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë seancës plenare të PE në Strasburg, tha se BE është i gatshëm t’u përgjigjet tarifave të vendosura nga Trump. Ajo tha se Unioni kërkon dialog, por nuk ka ndërmend të qëndrojë pasiv përballë sulmeve tregtare nga Shtetet e Bashkuara.

“Shumë evropianë ndihen thellësisht të zhgënjyer nga njoftimet që vijnë nga Shtetet e Bashkuara. Evropa nuk e nisi këtë përplasje. Ne e konsiderojmë të gabuar. Por mesazhi që dua t’ju përcjell sot është se kemi gjithçka që na nevojitet për të mbrojtur qytetarët tanë dhe prosperitetin tonë,” deklaroi presidentja e Komisionit Evropian.

Ajo nënvizoi se strategjia e BE-së mbështetet në tre shtylla kryesore: negociatat, diversifikimin e marrëdhënieve tregtare, duke filluar me Kinën, dhe forcimin e tregut të brendshëm. Sipas saj, kjo përplasje nuk është në interesin e askujt dhe do të çojë vetëm në rritje të inflacionit.

Nga ana tjetër, Trump ka argumentuar se tarifat mbrojnë industritë amerikane nga konkurrenca e huaj e pandershme si dhe mbledhin para për qeverinë federale, por ekonomistët theksojnë se tarifat doganore të gjera në normat e sugjeruara nga presidenti amerikan mund të dështojnë.

Duke folur në bordin e Air Force One një ditë më parë, Trump konfirmoi se këto tarifa do të zbatoheshin universalisht, ndryshe nga sa më parë se do të synonte vetëm vende të caktuara.

Tarifat e vendosura nga Trump:

Çeliku dhe alumini

Një tarifë prej 25% e SHBA për importet e çelikut dhe aluminit nga të gjitha vendet hyri në fuqi më 12 mars. Bashkimi Evropian u është përgjigjur atyre me kundërtarifa për 28 miliardë dollarë mallra amerikane duke nisur nga prilli. Megjithatë, BE-ja vonoi zbatimin e disa prej këtyre tarifave deri në mes të prillit, duke përfshirë një tarifë 50% për uiski amerikan, gjë që shtyu Trumpin të kërcënonte me një tarifë 200% për pijet alkoolike evropiane.

Kanada dhe Meksika

Tarifat e përgjithshme prej 25% të Trump ndaj fqinjëve të saj hynë në fuqi më 4 mars. Vetëm dy ditë më vonë, Trump konfirmoi se SHBA do të pezullonte tarifat për mallrat dhe shërbimet në përputhje me Marrëveshjen Shtetet e Bashkuara-Meksikë-Kanada (USMCA) deri më 2 prill. Nga ana e saj, Kanadaja u hakmor me tarifa të reja prej disa miliardë dollarësh ndaj çelikut.

Kina

Trump ka miratuar tarifa të reja totale prej rreth 20% mbi tarifat ekzistuese prej 10% që hynë në fuqi gjatë mandatit të parë të Trump. Kina është përgjigjur me tarifa deri në 15% për mallrat e fermave amerikane si mishi i pulës dhe derrit, të cilat hynë në fuqi më 10 mars.

Venezuela

Trump tha se SHBA do të vendosë një “tarifë dytësore” ndaj Venezuelës, që do të hyjë në fuqi më 2 prill – çdo vend që blen naftë ose gaz nga Venezuela do të përballet me një tarifë prej 25% kur tregton me SHBA.

 

Marrë nga Shqiptarja.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SHBA provokon Iranin, lëviz dy bombarduesit më të fuqishëm
Artikulli tjetër Autoriteti Francez i Konkurencës gjobit Apple-n me 150 milionë euro

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.