KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Përgjim masiv dhe censurë – Çfarë është DPI, që do të përdoret nga qeveria?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Përgjim masiv dhe censurë – Çfarë është DPI, që do të përdoret nga qeveria?
AnalizeHI-TechKryesoreOpinionZhvillim

Përgjim masiv dhe censurë – Çfarë është DPI, që do të përdoret nga qeveria?

Përditësimi i fundit: 1 Prill, 2025 12:46 pm
268 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Qeveria shqiptare thuhet se ka planifikuar të përdorë një teknologji të quajtur Deep Packet Inspection (DPI), për mbylljen e “TikTok”-ut, e cila mund të shndërrohet në një mjet të rrezikshëm për përgjim masiv dhe censurë në internet.

Çfarë është DPI?

DPI analizon trafikun e rrjetit në detaje, duke identifikuar paketat e të dhënave që lidhen me aplikacione specifike.

Nëse një rrjet (si ai i një kompanie, shkolle apo shteti) vendos të kufizojë “TikTok”-un, DPI mund të zbulojë dhe bllokojë trafikun e tij.

Megjithatë, përdoruesit mund të shmangin këtë kufizim duke përdorur VPN ose teknika të tjera të fshehjes së trafikut.

Pse mund të jetë i rrezikshëm?

Shkel privatësinë

Monitoron dhe analizon trafikun e internetit, duke parë se çfarë faqesh dhe aplikacionesh përdor një person.

Censurë dhe kontroll

Mund të përdoret nga qeveritë për të bllokuar faqe interneti dhe aplikacione, kufizuar lirinë e informacionit.

Hakerët dhe sulmet kibernetike

Nëse një sistem DPI bie në duar të gabuara, mund të përdoret për të spiunuar dhe manipuluar trafikun e përdoruesve.

Pra, DPI është një mjet i fuqishëm që mund të përdoret për siguri ose kontroll, dhe rreziku varet nga kush e përdor dhe për çfarë qëllimi.

Çfarë ndodh?

DPI nuk është një teknologji e panjohur, përdoret nga mediat sociale, nga ISP, përdoret nga kompanitë telefonike, por nëse kjo keqpërdoret mund të ketë pasoja dhe rreziqe të mëdha, pasi mund të mbledhë të dhëna personale, mund të përdoret, ashtu siç e theksuam më lart, për të përgjuar institucione, apo zyrtarë, prokurorë, gjyqtarë apo çështje të tjera.

Po ra, në duart e gabuara ajo është një “bombë”.

Qeveria po e merr për të mbyllur platformën “TikTok”, por lind pyetja: A janë kapacitetet e duhura për ta menaxhuar këtë lloj programi? A është i përshtatur legjislacioni?

Kush mban përgjegjësi nëse kjo përdoret, po marrim një shembull, për të përgjuar opozitën apo gazetarët, apo prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK-ut dhe GJKKO-së?

Çfarë ndodh?

DPI nuk është një teknologji e panjohur, përdoret nga mediat sociale, nga ISP, përdoret nga kompanitë telefonike, por nëse kjo keqpërdoret mund të ketë pasoja dhe rreziqe të mëdha, pasi mund të mbledhë të dhëna personale, mund të përdoret, ashtu siç e theksuam më lart, për të përgjuar institucione, apo zyrtarë, prokurorë, gjyqtarë apo çështje të tjera.

Pra, në duart e gabuara ajo është një “bombë”.

Qeveria po e merr për të mbyllur platformën “TikTok”, por lind pyetja: A janë kapacitetet e duhura për ta menaxhuar këtë lloj programi? A është i përshtatur legjislacioni?

Kush mban përgjegjësi nëse kjo përdoret, po marrim një shembull, për të përgjuar opozitën apo gazetarët, apo prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK-ut dhe GJKKO-së?

Me një hyrje në internet u morën nga iranianët, imagjinoni çfarë mund të ndodhë me DPI, pasi askush nuk jep garanci, sepse ky program varet se si do të konfigurohet.

Nëse përdoret vetëm për “TikTok”-un është “ok”, po nëse personat që kanë akses e konfigurojnë për çështje të tjera siç i sipërcituam, çfarë ndodh?

Pra, disavantazhi kryesor i DPI-së është se mund të ngrejë shqetësime për privatësinë, pasi përfshin inspektimin e përmbajtjes së trafikut të rrjetit, duke ekspozuar potencialisht informacione të ndjeshme.

Kjo kërkon një shqyrtim të kujdesshëm të privatësisë së të dhënave dhe implikimeve ligjore.

 

Marrë nga CNA.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm A ka shpresë për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës këtë vit?
Artikulli tjetër Altin Dumani në ambasadën britanike, takim me disa ambasadorë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.