KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Censi i bujqësisë, INSTAT: Grumbullimi i të dhënave pas zgjedhjeve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Censi i bujqësisë, INSTAT: Grumbullimi i të dhënave pas zgjedhjeve
AnalizeEkonomiKryesoreZhvillim

Censi i bujqësisë, INSTAT: Grumbullimi i të dhënave pas zgjedhjeve

Përditësimi i fundit: 3 Prill, 2025 9:32 am
193 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Puna në terren për grumbullimin e të dhënave për Censin e Bujqësisë do të bashkërendohet mes një sërë institucionesh, përfshirë të ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe INSTAT. Grumbullimi i të dhënave kërkon edhe një bazë popullsie (statistikore) cilësore, të rekomanduar edhe nga ekspertë të FAO dhe BE, për të cilën duhet të përdoren dataset-i i të dhënave nga censi i popullsisë, regjistrat administrativë të MBZHR dhe Kadastrës.

Në raportin vjetor 2024 dorëzuar në Parlament, INSTAT pohon se bashkërendimi dhe bashkëfunksionimi cilësor dhe i unfikuar i këtyre dataset-eve kërkon ekspertizë, e cila është në proces, si dhe platformë specifike për grumbullimin e të dhënave në terren. Po ashtu për shkak të zgjedhjeve parlamentare të majit 2025, situata vlerësohet e papërshtatshme për grumbullimin e të dhënave.

Në këto kushte, INSTAT thekson në raport se vazhdon përgatitjet, ndërkohë që grumbullimi do të kryhet në një moment të përshtatshëm, mbi një bazë cilësore statistikore dhe teknologjike dhe situatë kombëtare.

“Ekspertët e INSTAT dhe të MBZHR po bashkëpunojnë me asistencën teknike për përgatitjen statistikore të këtyre dataset-eve. Jemi në diskutime me partnerët tanë evropianë për mbështetjen me ekspertizë dhe fonde. Nga situata e faktorëve të jashtëm, ky cens përkon edhe me zgjedhjet elektorale kombëtare, të cilat këtë vit kanë filluar përgatitjet më shpejt, për shkak të planifikimit.

Me nisjen e një aktiviteti të tillë, nuk rekomandohet dhe lejohet organizimi i një censi, i cili kërkon përfshirjen edhe të aktorëve të tjerë për mbështetje administrative dhe logjistike. Në këto kushte, INSTAT vazhdon përgatitjet, ndërkohë që grumbullimi do të kryhet në një moment të përshtatshëm, mbi një bazë cilësore statistikore dhe teknologjike dhe situatë kombëtare”, thuhet në raport.

Brenda pesëvjeçarit të Programit të Statistikave Zyrtare 2022-2026 është parashikuar zhvillimi i dy censeve: Censi i Popullsisë dhe Banesave dhe Censi i Bujqësisë. INSTAT realizoi në vitin 2023 Censin e Popullsisë dhe Banesave 2023. Në qershor të 2024-s u publikuan rezultatet kryesore të Censit në nivel kombëtar.

Censi i Bujqësisë është planifikuar të zhvillohet në përputhje me rekomandimet e FAO-s, për raundin e censeve 2020 dhe rregulloren e KE 1091/2018, mbi Statistikat e Integruara të Fermave. I parashikuar të zhvillohej në 2022, censi i Bujqësisë u shty për në 2024, duke qenë se ky cens është i lidhur ngushtë me censin e popullsisë.

INSTAT gjatë vitit 2024 vijoi punën përgatitore për realizimin e Censit të Bujqësisë, në bashkëpunim me partnerë kombëtarë, si: Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Ministria e Financave, etj, dhe me institucione ndërkombëtare si FAO, EU, Banka Botërore, të cilët mbështesin në mënyrë të vazhdueshme me ekspertizë. Për realizimin e këtij aktiviteti, INSTAT është në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me të cilën ka nënshkruar edhe një Memorandum Bashkëpunimi.

Bashkëpunimi me MBZHR ka pasur fokus kryesor përgatitjen për zhvillimin e Censit, si vënien në dispozicion të regjistrave administrativë që kjo ministri disponon, finalizimin e dokumenteve strategjikë të Cens-it, së bashku me draft-pyetësorin e Censit të Bujqësisë.

Në të njëjtën kohë, Komisioni Evropian ka mbështetur INSTAT-in nëpërmjet asistencës teknike për realizimin e Censit të Bujqësisë, e cila është fokusuar në dy komponentë: 1. Aspektet metodologjike, duke përfshirë përgatitjen e pyetësorit të Censit të Bujqësisë; 2. Mbështetje në zhvillimin e një aplikacioni për grumbullimin e të dhënave të Censit të Bujqësisë, duke përdorur metodën CAPI (intervistë personale me ndihmën e kompjuterit).

Aktualisht, strategjia e Censit është në proces përditësimi dhe miratimi zyrtar varet nga miratimi i Projektligjit për “Censin e Bujqësisë”, i cili pritet të miratohet sipas Planit Kombëtar të Integrimit Evropian për periudhën 2024-2026. Ky projektligj ka kaluar një proces të gjatë konsultimesh me ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë dhe po ndiqen hapat e mëtejshëm zyrtarë për miratim.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për Topin e Artë

Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht

‘Kurier’: Nuk ndalen protestat, prej 100 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Gjysma e nxënësve shqiptarë nuk arrijnë nivelin bazë të aftësive

Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sky News: Tarifat e Donald Trump do të kenë pasoja për globalizmin
Artikulli tjetër Skandal në SPAK? Vidhen dosjet nga komjuterat e 3 prokurorëve, në pranga 2 persona

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tropojë/ Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit i zë korrenti, një i vdekur
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
GJKKO u ndaloi telefonat brenda në sallë, Dhoma e Avokatisë: Do bojkotojmë seancat
Aktuale Fokus HI-Tech Koment Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
Drejtësia pa paga/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.