KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Forcimi i Lekut, përafrimin e të ardhurave dhe çmimeve me BE-në
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Forcimi i Lekut, përafrimin e të ardhurave dhe çmimeve me BE-në
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Forcimi i Lekut, përafrimin e të ardhurave dhe çmimeve me BE-në

Përditësimi i fundit: 4 Prill, 2025 11:05 am
179 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Banka e Shqipërisë ka arritur në konkluzionin se edhe për vitin e kaluar forcimi i Lekut në kursin e këmbimit është rezultat i tepricës së ofertës valutore në ekonomi. Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo tepricë oferte buron, në masën më të madhe, nga përmirësimi i bilancit të shkëmbimeve ekonomike e financiare me partnerët tanë tregtarë. Në veçanti, ajo pasqyron rritjen e eksportit të shërbimeve të turizmit, rritje e cila ka sjellë dhe reduktimin e ndjeshëm të deficitit të llogarisë korrente në dy vitet e fundit.

Paralelisht me to, investimet e huaja direkte, të cilat përbëjnë burimin e kryesor të financimit të deficitit korrent, kanë vazhduar të rriten, e madje në dy vitet e fundit e kanë tejkaluar ndjeshëm këtë të fundit. Raporti i hyrjeve valutore nga investimet e huaja direkte ndaj deficitit të llogarisë korrente ka qenë mbi katër gjatë dy viteve të fundit, duke gjeneruar një tepricë të vazhdueshme valute në tregun e brendshëm.
Në një këndvështrim makroekonomik, Banka e Shqipërisë vlerëson se mbiçmimi i kursit nominal të këmbimit të Lekut ka pasqyruar tendencën e konvergimit të të ardhurave dhe të çmimeve midis Shqipërisë dhe partnerëve tregtarë të Eurozonës. Kjo tendencë merr formën e forcimit të kursit real të këmbimit, llogaritur si produkt i diferencës në inflacion midis Shqipërisë dhe Eurozonës, me ndryshimet në kursin nominal të këmbimit.

Forcimi i kursit real të këmbimit, sipas Bankës së Shqipërisë, është një fenomen tipik për ekonomitë e vendeve në zhvillim, të cilat ndodhen në proces konvergjence drejt ekonomive më të zhvilluara, si dhe dëshmi e suksesit të këtij procesi. Në vija të përgjithshme, tendenca e konvergjencës së të ardhurave për frymë të vendeve në zhvillim shoqërohet edhe me një tendencë të konvergjencës së nivelit të çmimeve midis vendeve në zhvillim dhe partnerëve të tyre tregtarë.

Në terma më teknikë, kjo pasqyron një rritje më të shpejtë të produktivitetit në sektorin e mallrave e shërbimeve të tregtueshme ndaj atyre të patregtueshme, rritje e cila pasqyrohet në zgjerimin e eksporteve dhe përmirësimin e bilancit të shkëmbimeve tregtare dhe sjell një rritje të çmimeve. Trendi i forcimit të kursit real të këmbimit, në përgjigje të konvergjencës së çmimeve, ka implikime të rëndësishme për treguesit kryesorë monetarë në vendet në zhvillim: nivelin e çmimeve, kursin e këmbimit dhe nivelin e normave të interesit.

Në praktikë, kjo tendencë mund të absorbohet në tre mënyra: një rritje më e shpejtë e çmimeve në raport me ekonomitë e zhvilluara (ose, me fjalë të tjera, një nivel më i lartë inflacioni kundrejt tyre); një forcim i kursit nominal të këmbimit të vendeve në zhvillim; ose një kombinim i dy mekanizmave të mësipërm.

Sipas BSH, ky fakt është gjerësisht i ilustruar nga ecuria e inflacionit dhe e kursit të këmbimit në vendet Evropës Lindore, disa prej të cilave, si Serbia, Rumania dhe Hungaria, e kanë absorbuar forcimin e kursit real të këmbimit në formën e një inflacioni dukshëm më të lartë se ai i Eurozonës. Disa vende, si Shqipëria dhe Republika Çeke, e kanë absorbuar kryesisht nëpërmjet forcimit të kursit nominal të këmbimit. Vende të tjera, si Polonia, e kanë absorbuar si një kombinim të këtyre dy variablave.

Kjo zgjedhje ka implikime edhe për politikën monetare të ndjekur nga bankat qendrore, të cilat kanë si mandat kryesor të tyrin ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Normat më të larta të inflacionit kërkojnë edhe një politikë më agresive në drejtim të normave të interesit, duke rritur kostot e financimit të ekonomisë.

Në këtë drejtim, zgjedhja e regjimit të lirë të kursit të këmbimit i ka mundësuar Bankës së Shqipërisë arritjen e normave të ulëta e të qëndrueshme të inflacionit me nivele më të ulëta të normës bazë krahasuar me shumë vende të ngjashme me ne, teksa kursi i lirë i këmbimit ka shërbyer njëkohësisht edhe si amortizator i goditjeve të jashtme në ekonomi dhe i procesit të konvergjencës së çmimeve.

Kjo filozofi administrimi udhëhoqi vendimmarrjen e Bankës së Shqipërisë edhe gjatë vitit 2024. Gjatë këtij viti u evidentua prania e njëkohshme e dy fenomeneve. Së pari, ecuria e sektorit të jashtëm të ekonomisë vijoi të prodhojë tepricë të ofertës valutore në ekonomi dhe presione forcuese mbi Lekun.

Së dyti, inflacioni ra nën objektivin e Bankës së Shqipërisë gjatë gjysmës së parë të vitit, si rrjedhojë e goditjeve pozitive të ofertës në çmimet e mallrave ushqimorë në tregjet botërore, e cila zgjati përtej parashikimeve fillestare dhe rrezikoi ankorimin e pritjeve inflacioniste në vend.

Në këto kushte, forcimi i kursit nominal të këmbimit me ritme të krahasueshme me ato të vitit të kaluar, mund të prodhonte presione shtesë në kahun reduktues mbi inflacionin. Për këtë arsye, bazuar në mandatin e saj për stabilitetin e çmimeve, Banka e Shqipërisë reduktoi normën bazë të interesit dhe rriti praninë e saj në tregun valutor, përtej ndërhyrjeve të planifikuara në fillim të vitit për rritjen e reserves valutore.

Në total, Banka e Shqipërisë tërhoqi nga sistemi financiar rreth 939 milionë euro gjatë vitit 2024, kundrejt 251 milionë eurove të blera gjatë vitit 2023. Kjo përqasje ndihmoi në reduktimin e pasigurive dhe të luhatshmërisë në tregun valutor, si dhe në kontrollin e presioneve të mundshme dizinflacioniste, si rrjedhojë e forcimit të kursit të këmbimit.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm KQZ i kthen formularin e dekriminalizimit në qeli, Ilir Metës
Artikulli tjetër Ndërtimi, të dhënat: Importe rekord të materialeve më 2024

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.