KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Interneti nën kontrollin e qeverisë para 11 Majit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Interneti nën kontrollin e qeverisë para 11 Majit
AktualeAnalizeHI-TechKryesoreOpinionPolitike

Interneti nën kontrollin e qeverisë para 11 Majit

Përditësimi i fundit: 6 Prill, 2025 2:32 pm
217 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Qeveria ka pranuar se në kompanitë e internetit dhe të telefonisë celulare janë instaluar 7 pajisje DPI (Deep Packet Inspection), të afta për të analizuar dhe kontrolluar në detaje informacionet që qarkullojnë në internet.

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa u përpoq të qetësojë publikun, se nuk ka asnjë rrezik përgjimi, teksa siguroi se një bisedë në whatsapp, apo në aplikacionet e tjera të komunikimit është e sigurtë.

‘100% e trafikut të internetit është i inkriptuar (koduar). Protokollet e inkriptuara e bëjnë të pamundur shikimin e informacionit sensitiv që është kush komunikon me kë dhe çfarë kanë mesazhet’ tha ai për TCH.

Njësoj edhe një vartës i tij, në të njëjtin komunikim siguroi se pajisjet ishin blerë vetëm për të bllokuar aplikacionin Tik Tok dhe do të përdoreshin për një periudhë një vjeçare, për aq kohë sa Tik Tok do të bllokohej në celularët në territorin e Shqipërisë.

Por pajisja ‘Deep Packet Inspection’, DPI nuk është një ‘fireëall’ i thjeshtë. Ajo ngjan më shumë me një lupë, që kur vendoset në serverë para zgjedhjeve, nuk bllokon vetëm ‘signature’ të TikTok, por është e aftë të kontrolloje lëvizjen e çdo zëri kritik, të çdo lajmi që denoncon skandalet e korrupsionit, të çdo videoje që nuk është xhiruar nga dronët e kryeministrisë, të çdo meme që s’është montuar nga propagandistët e Rilindjes.

Si përdoret DPI nga autokracitë më të zëshme në botë

Kina përdor DPI si pjesë të ‘Great Firewall of China’. Me anë të DPI, arrin të bllokojë në kohë reale fjalë si ‘Tiananmen’, ‘Dalai Lama’, ‘demokraci’, etj. Autoritetet kineze mund të skanojnë përmbajtjen e çdo faqeje që hap një përdorues dhe nëse nevojitet, mund të ndërpresin komunikimet, kur zbulojnë aplikacione si Signal apo protokollet e VPN-ve.

Që prej vitit 2019, Rusia ka vendosur përdorimin e DPI si pjesë e ligjit për ‘Internetin Sovran’. Kompania Rostelecom, në bashkëpunim me FSB, ka vendosur pajisje DPI në rrjetet kryesore ISP për bllokim të menjëhershëm të faqeve si Meduza, Radio Free Europe, Navalny.com. Po ashtu, ka si qëllim edhe gjetjen dhe çaktivizimin e përdoruesve që përdorin VPN ose Tor. Sigurisht që mbikqyrja e rrjeteve sociale gjatë protestave është një procedurë rutinë.

Gjatë protestave në vitin 2022 pas vrasjes së Mahsa Amini, regjimi iranian përdori DPI për të zbuluar vendndodhjen dhe përmbajtjen e komunikimeve në Telegram dhe ëhatsApp dhe për të penalizuar qytetarët që përdornin mjete anonimizimi.

Sipas Amnesty Tech, DPI në Iran është importuar nga kompani kineze dhe ruse, përfshirë ZTE dhe Huawei.

Nuk mbetet pas edhe Turqia, ku censura shtetërore qëndron në aleancë me NATO-n. Turqia ka instaluar DPI në rrjetet e saj të telekomunikacionit për të monitoruar përdoruesit gjatë protestave në Gezi Park dhe pas grushtit të shtetit në 2016. Autoriteteve iu desh edhe për të bllokuar aplikacione të kriptuara si ProtonMail dhe Signal dhe për të analizuar në kohë reale mesazhe në rrjete sociale për përmbajtje ‘kundër shtetit’.

Për regjimet autokratike, DPI nuk është thjesht një mjet teknologjik, por një armë për të ruajtur pushtetin, një algoritëm që ka aftësinë të dirigjojë censurën edhe në botën e pakufishme të internetit.

Eksperti i teknologjisë: Sot ndjej frikë për privatësinë e internetit

Prej ditësh, ekspertë të teknologjisë kishin ndezur alarmin se qeveria shqiptare i kishte blerë pajisjet DPI me pretekstin e bllokimit të TikTok, por në të vërtetë mund t’i përdorte  për përgjimin dhe dirigjimin e trafikut në internet, njësoj siç përdoret nga autoritetet në Kinë, Iran, Rusi, Turqi etj.

I pari që hodhi alarmin mbi mundësinë e mbikëqyrjes së të dhënave në internet me këtë pajisje ishte eksperti i teknologjisë, Besmir Semanaj. ‘Është hera e parë që ndjej realisht frikë për privatësinë dhe lirinë e përdorimit të internetit në vend’ shkruante ai që në datën 23 mars.

Më vonë, ai sqaroi edhe përdorimin e DPI, të cilën e quajti ‘një teknologji që u lejon ofruesve të internetit (ISP) ose autoriteteve të inspektojnë në mënyrë të detajuar përmbajtjen e paketave të të dhënave që kalojnë nëpër rrjet’.

Funksionet e DPI sipas ekspertit të teknologjisë, Besmir Semanaj

• Mund të dallojë llojin e trafikut (video, tekst, aplikacion i caktuar si TikTok, VPN etj).

• Mund të bllokojë, ridrejtojë ose modifikojë trafikun në kohë reale.

• Mund të monitorojë sjelljen e përdoruesve në internet në nivel shumë të detajuar.

Pse përdoret DPI?

• Për kontroll dhe censurë (si në rastin e TikTok)

• Për siguri kibernetike (p.sh. zbulimi i malëare)

• Për optimizim trafiku ose menaxhim të rrjetit (QoS)

• Për mbikëqyrje masive, që është shqetësuese nga aspekti i të drejtave të njeriut.

⸻

Rreziqet për privatësinë e qytetarëve:

1. Mbikëqyrje masive – DPI mund të analizojë çdo gjë që bëjmë online në kohë reale.

2. Shkelje e të drejtës për privatësi – Edhe nëse nuk bllokon asgjë, vetë fakti që monitoron krijon një ambient të frikshëm.

3. Keqpërdorim i të dhënave – Nëse qeveria ose ISP-t nuk janë transparentë, të dhënat mund të përdoren për qëllime politike, ndëshkime, ose manipulime.

4. Mungesë transparence dhe kontrolli nga publiku – Nëse DPI vendoset pa kuadër ligjor të qartë, nuk ka as mekanizëm ankese e as garanci për të drejtat themelore.

Dyshimet; TikTok ishte preteksti, DPI ishte qëllimi

Bllokimi i TikTok ishte një vendim që u mor personalisht nga kryeministri Edi Rama dhe ai e justifikoi atë me një arsye të dyshimtë, siç ishte vrasja e adoleshentit Martin Cani, nxënës i shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë.

Vetëm se ajo që dinë të gjithë, është fakti se shkak i konfliktit që çoi në vrasjen e 14-vjeçarit nuk ishte Tik Tok, pasi autori i krimit përdori Snapchat pas vrasjes, një rrjet social që është ende i aksesueshëm.

Prandaj, kur kryeministri e quajti TikTok ‘rrugaçin e lagjes’ dhe paralajmëroi mbylljen e aplikacionit, reagimi i tij ekstrem shkaktoi habi. Edhe sepse Rama nuk e ka pasur kurrë problem të bëjë pakt me rrugaçët e vërtetë, të cilët i promovoi duke i propozuar deputetë dhe kryetarë bashkie. Gjasat janë që si vrasja e Martin Canit, ashtu edhe mbyllja e Tik Tok ishin pjesë e një plani për të futur në punë pajisjet DPI sipas formulës së gatshme nga autokratë të tjerë në botë: 1) gjej një krizë, 2) shpik një armik dhe 3) shto kontrollin mbi popullsinë.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Krizë shëndetësore në Durrës dhe institucionet nuk reagojnë
Artikulli tjetër Pa marrëveshje për Iranin, konfrontimi ushtarak “pothuajse i pashmangshëm”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.