KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Krizë shëndetësore në Durrës dhe institucionet nuk reagojnë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Krizë shëndetësore në Durrës dhe institucionet nuk reagojnë
AktualeAnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSociale

Krizë shëndetësore në Durrës dhe institucionet nuk reagojnë

Përditësimi i fundit: 6 Prill, 2025 2:30 pm
311 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Kur sistemi arsimor i Durrësit u përball me një krizë shëndetësore në dhjetor 2024, qindra prindër dhe nxënës u ndjenë të pasigurtë dhe të keqinformuar. Brenda një kohe të shkurtër, dy nxënës të shkollave “Leonik Tomeo” dhe “Kushtrimi i Lirisë” u infektuan me meningit akut – një sëmundje e rrezikshme që infekton membranën e trurit dhe atë të palcës kurrizore. Si pasojë, një gjimnaziste 17-vjeçare e shkollës “Leonik Tomeo” humbi jetën.

Situata shkaktoi panik mes prindërve dhe nxënësve, ndërkohë që reagimi i vonuar I institucioneve arsimore dhe shëndetësore e përkeqësoi situatën.

“Kur e çova fëmijën në shkollë duke i besuar shkollës, ai u gjend i vetëm në një klasë bosh,” kujton Oriola Tufa, nënë e dy fëmijëve, njëri prej të cilëve studion në shkollën “Kushtrimi i Lirisë”.

“Prisnim një reagim nga autoritetet e shkollës dhe Shëndetit Publik si dhe dezinfektimin e mjediseve, por informacioni u mbajt i fshehtë. Si prind, kërkoj përgjegjshmëri dhe kujdes për shëndetin e fëmijëve të mi dhe çdo fëmije tjetër,” shtoi ajo.

Kërkesa kryesore e prindërve ishte dezinfektimi i shkollave, por kjo u realizua vetëm në katër prej tyre dhe në distancë kohore nga njëra-tjetra. Në vend të reagimit, autoritetet shëndetësore dhe arsimore tentuan që të minimizojnë shqetësimin e prindërve, duke dhënë deklarata të kufizuara dhe të paqarta. Kjo vetëm sa rriti ndjenjën e pasigurisë dhe e përkeqësoi situatën, duke sjellë përgjysmimin e frekuentimit të shkollave për javë me radhë.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se situata nuk u arrit të menaxhohej për shkak të mungesës së komunikimit dhe bashkëpunimit mes institucioneve të arsimit dhe atyre të pushtetit lokal.

Lindita Muhedini, drejtuese e Qendrës Ekonomike të Arsimit në bashkinë e Durrësit, deklaroi asokohe se u krye dezinfektimi i 13 kopshteve publike me fjetje dhe 5 çerdheve, për shkak të mungesës së theksuar të fëmijëve. Por ajo shtoi se Qendra nuk pati asnjë kërkesë nga zyrtarët e arsimit dhe shëndetësisë për dezinfektimin e shkollave, pavarësisht kërkesës së vazhdueshme nga prindërit. Si rrjedhojë, u dezinfektuan vetëm katër shkolla.

Mungesa e reagimit të shpejtë e rriti panikun mes prindërve dhe i boshatisi përkohësisht shkollat nga nxënësit.

“Vajzën e mbajta 15 ditë në shtëpi vetëm për këtë arsye. Nga prindër në rrjetet sociale u tha se dezinfektimi është bërë, por pamje nuk kemi parë. Më shumë ka mungesë informacioni dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin,” tha babai i një nxënësi të arsimit fillor në shkollën “Kushtrimi i Lirisë”.

“Nëse nuk përgjigjet administrata, e bëjmë ne si prindër. Ne për fëmijët po i bëjmë të gjitha përpjekjet,” shtoi ai.

Një tjetër prind, Qerime Rudi, i tha BIRN se për të lehtësuar shqetësimin ishin detyruar që të vaksinonin fëmijët dhe t’i ndryshonin shkollën mbesës.

“Fëmijëve u bëmë vaksinën se kishim frikë. Nuk i sillnim dot në shkollë. I ndryshuam shkollën mbesës nga frika dhe mungesa e masave. Të gjithë prindërit e kërkonin, por nuk e morëm vesh pse nuk u bë dezinfektimi,” shtoi Rudi.

Drejtoresha e njërës prej shkollave të dezinfektuara i tha BIRN në kushtet e anonimatit se situara ishte kthyer në normalitet vetëm pasi ajo kishte këmbëngulur në dezinfektimin e shkollës.

“Në klasa kishte mbi 50% mungesa. Nuk hezitova sapo më thanë për dezinfektim. Kjo ishte një masë që i qetësoi të gjithë dhe riktheu normalitetin në procesin mësimor,” tha ajo.

Meningiti akut është një sëmundje e rrallë dhe sipas Institutit të Shëndetit Publik, gjatë pesë viteve të fundit janë identifikuar shtatë raste, nga të cilat vetëm pesë janë konfirmuar.

Duke iu referuar rastit në Durrës, ISHP thotë se ishin ndërmarrë të gjitha masat e duhura dhe se rastet kishin qenë të kufizuara.

“…Në Durrës janë raportuar vetëm 2 raste me meningit meninogkoksik dhe nuk ka pasur raste të tjera të raportuara, ndërsa infeksionet virale kanë qenë të pranishme si në çdo sezon,” deklaroi ISHP.

Por për punonjësit e shëndetit mendor, mungesa e transparencës dhe e reagimit kanë cenuar besimin e prindërve te institucionet arsimore.

“Kur një fëmijë diagnostikohet me këtë sëmundje, komuniteti i prindërve reagon me panik dhe ndjenjë pafuqie. Meningjiti bakterial është infektues, duke kërkuar reagim të shpejtë nga institucionet arsimore dhe shëndetësore. Mbi te gjitha informacion dhe veprim,” thotë Armela Bejko, psikologe klinike.

“Refuzimi për të dezinfektuar ambientet shkollore, jo vetëm që nxiti revoltë sociale, por edhe përkeqësoi ndikimin psikologjik tek fëmijët dhe prindërit,” shtoi ajo, duke theksuar se menaxhimi i dobët i situatës e rëndoi gjendjen më shumë seç duhej.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

SPAK mbyll hetimet për Ballukun pa masë sigurie

Protestat në Francë, qeveria shqyrton bllokimin e rrjeteve sociale dhe internetit celular në disa zona

Ka blerë shtëpi 240 mijë euro? Zegjine Çaushi sqaron komentuesit

PS i jep imunitet nga arrestimi prej SPAK-ut, Guvernatorit të Bankës

Zjarri përfshin dy restorante në Librazhd, zjarrfikësit shpëtojnë njërin prej tyre

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Metoda të reja si ‘Çunat e Londrës’ sjellin paratë e drogës, në Shqipëri
Artikulli tjetër Interneti nën kontrollin e qeverisë para 11 Majit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kosovë/ Arrestohet në Deçan Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt
Aktuale Fokus Kryesore Rajoni Sociale 28 Tetor, 2026
Ilirjan Celibashi: “Inteligjenca Artificale mund të numërojë fletët e votimit, në Tiranë”
HI-Tech Koment Kryesore Politike Sociale 28 Tetor, 2026
Zgjedhjet, Izrael/ Blloku anti-Netanjahu kryeson, por pa shumicë
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
BE, e gatshme për bashkëpunim me qeverinë e ardhshme të Serbisë
Koment Opinion Politike Rajoni Zhvillim 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.