Avokatët mbrojtës të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu i arrestuar më 19 mars për veprën penale të korrupsionit dhe rryshfetit, kanë apeluar vendimin e burgosjes së tij në gjykatët e Penale të Paqes të Stambollit.
Avokatët paraqitën kërkesën e tyre për kundërshtimin e paraburgimit në Gjykatën e 10-të Penale të Paqes të Stambollit. Në peticion kërkohej që “Imamoğlu t’i hiqet masa e paraburgimit dhe të lihet i lirë, si dhe nëse përndjekja vazhdon, dosja të dërgohet në Gjykatën Penale të Shkallës së Parë të autorizuar dhe kompetente për kundërshtim”.
Në kërkesën e apelit theksohej se një nga kërkesat më themelore të një hetimi penal është domosdoshmëria e demonstrimit të qartë, bazuar në fakte konkrete, veprave penale dhe rezultatit që përbën krimin, të përcaktuar sipas vendit, datës dhe periudhës kohore, si dhe autorit që e ka shkaktuar këtë rezultat.
“Kërkojmë lirimin e Ekrem Imamoglu, i cili u arrestua si rezultat i një hetimi të kryer me metoda të jashtëligjshme nga fillimi deri në fund, i cili u zbulua nga fakte konkrete, të cilat dhjetëra miliona njerëz i dinë dhe kanë reaguar. Nëse arrestimi i paligjshëm mbetet në fuqi, kërkojmë që dosja të dërgohet në gjykatën penale kompetente të shkallës së parë për t’u shqyrtuar në Apel”, janë shprehur avokatët e Imamoglu.
Kujtojmë që prej arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Stambollit, Turqia mbajtur një sërë protestash masive, ku ka patur qindra të arrestuar, përfshirë këtu dhe personazhe të medias.
Marrë nga Newsbomb.al