Tirana ka triumfuar në derbi përballë Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare”, përfundoi 3-0 në favor të bardhebluve.
Ishte dy herë Jarmouni që gjeti rrugën e rrjetës në pjesën e parë. Si fillim, francezi shënoi në minutën e 20-të, ndërsa në të 41-tën dyfishoi me penallti. Po me penallti erdhi edhe goli i 3-të, por këtë herë shënoi Ernest.
Me këtë fitore, Tirana rrit bindshëm shpresat për mbijetesë duke u ngjitur në vendin e 8-të me 35 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër, Partizani mban vendin e katërt me 47 pikë, 1 më shumë se Elbasani i vendit të 5-të.