KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ndreca për takimin Veliaj-Gogu: Po vlerësojmë mundësinë e kallëzimit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ndreca për takimin Veliaj-Gogu: Po vlerësojmë mundësinë e kallëzimit
AktualeFokusKomentKryesorePolitike

Ndreca për takimin Veliaj-Gogu: Po vlerësojmë mundësinë e kallëzimit

Përditësimi i fundit: 3 Nëntor, 2026 1:56 pm
21 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pas shtyrjes së seancës gjyqësore në GJKKO për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, avokati i tij, Plarent Ndreca, ka folur për mediat jashtë ambienteve të Gjykatës së Posaçme.

Lidhur me deklaratën e Veliajt se, kryeministri Edi Rama i kishte kërkuar të ndryshonte avokat, Ndreca u shpreh se do të vijojë ta përfaqësojë ligjërisht kryebashkiakun.

Ai komentoi gjithashtu takimin e Veliajt me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në ambientet e burgut të Fierit, duke theksuar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi për këtë çështje.

“Unë do të vazhdoj të jem avokat i Veliajt. Kam marrë dijeni dje, kur Veliaj më ka dhënë edhe letrën që më pas është bërë publike, si dhe shënimet që ka mbajtur pas takimit me Gogun. Unë dhe një grup i huaj po punojmë për të parë nëse ka vepër penale. Nuk ka kërkesë nga Veliaj për të takuar ministrin e Drejtësisë. Ministri nuk mund të shkojë në një orar në 10 të natës. Ka të drejtë të inspektojë institucionin, por jo të takojë për një orë e gjysmë, kokë më kokë, një të pandehur që është në gjykim. Nuk mund të bëhet një takim i tillë në zyrën e drejtorit.

Ne po e vlerësojmë ligjërisht këtë çështje, sepse duhet të mirëkuptoni edhe vështirësinë tonë për të komunikuar me Veliajn. Jemi ende në fazën e vlerësimit dhe për këtë është vënë në dijeni edhe grupi i avokatëve të huaj”, u shpreh Ndreca.

I pyetur nëse situata mes Ramës dhe Veliajt përbën një luftë politike, Ndreca foli edhe për komunikimin që ka pasur me kryeministrin për rastin e Erion Veliajt. Avokati deklaroi se, në rast se interesat e tij politike përplasen me ato ligjore të klientit, do të zgjedhë të mbrojë këtë të fundit, edhe nëse kjo mund t’i kushtojë politikisht.

“Siç ia kam thënë edhe kryeministrit, nëse përplasen interesat e mia si një prej drejtuesve politikë të qarkut të Tiranës me interesat ligjore të Veliajt, unë do të zgjedh të mbroj interesat ligjore të Veliajt. Do të rreshtohem në mbrojtje të interesave të tij ligjore. Kjo mund të më kushtojë politikisht, por mendoj se është më e drejtë të mbrohen të drejtat e njeriut.

Këtë ia kam thënë kryeministrit, edhe nëse ka pasur përplasje. Kemi pasur një komunikim për këtë çështje, për Veliajn, mes meje dhe kryeministrit. Në momentin e duhur do të bëj me dije edhe detajet”, deklaroi Ndreca.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Opozita izraelite bashkon forcat, nisin negociatat për koalicionin e madh

Tatimet me asistent virtual për t’iu përgjigjur shqetësimeve të bizneseve

Shqipëria në krizë energjetike

Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro, për 9 muaj

Dokumentari amerikan zbulon perandorinë e mashtrimit dhe korrupsionit të dhëndrit të Trump në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si u rrënua perandoria financiare e Alta Bankës, në Serbi
Artikulli tjetër Pas aktit normativ për tubimet, vendosen 16 gjoba për protestuesit në Tiranë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët sërish në protestë/ Të rinjtë mesazhe me pankarta
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 3 Nëntor, 2026
Veliaj letër GJKKO-së: “Transferimi në Fier ishte me urdhër të Ramës, duhet hetuar”
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Mali i Zi drejt BE-së/ Zbardhet plani i Brukselit
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 3 Nëntor, 2026
Rama në Bruksel shqetësohet për Serbinë, mbron Melonin, u jep ‘mend’ britanikëve dhe sulmon studentët shqiptarë
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.