KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BE tërhiqet nga ndërtimi i gjimnazit “Gjergj Kastrioti”, në Durrës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > BE tërhiqet nga ndërtimi i gjimnazit “Gjergj Kastrioti”, në Durrës
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

BE tërhiqet nga ndërtimi i gjimnazit “Gjergj Kastrioti”, në Durrës

Përditësimi i fundit: 9 Prill, 2025 11:52 am
356 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Rindërtimi i Gjimnazit “Gjergj Kastrioti” në Durrës, që u shemb pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, nuk është më pjesë e programit të rindërtimit të Bashkimit Evropian. Ky investim është zëvendësuar me një projekt tjetër, ndërsa kalimi tek autoritetet ka ngjallur dyshime për fatin e zbulimeve arkeologjike, që po degardohen dita-ditës.

Komiteti Shtetëror për Rindërtimin ka vendosur në gusht të vitit të kaluar sipas një informacioni që Amfora mësoi së fundmi, që rindërtimi i Gjimnazit “Gjergj Kastrioti” përmes fondeve të Bashkimit Evropian të zëvendësohet me një tjetër projekt.

Prania e BE-së ishte një garanci për respektimin e procedurave standarde të mbrojtjes së gjetjeve arkeologjike dhe konservimit të tyre. Por në kushtet kur ajo është larguar nga investimi, gjetjet arkeologjike dhe kantieri i është dorëzuar prej verës së kaluar autoriteteve, të cilat i kanë lënë të përmbyten nga shirat, duke rrezikuar shkatërrimin përfundimtar të tyre.

“Sipas Vendimit nr. 116, të datës 05.08.2024 të Komitetit Shtetëror për Rindërtimin, Gjimnazi “Gjergj Kastrioti” nuk është pjesë e Programit ‘EU4Schools’ të Bashkimit Evropian (BE) për shkollat”, u përgjigj zyrtarisht për Amforën PNUD (Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim).

PNUD po zbaton programin e ridnërtimit për shkollat e dëmtuara nga tërmeti – “EU4Schools”, përmes fondeve të BE-së dhe ky vendim sipas tyre ka ardhur pas disa konsultimeve me autoritetet vendore dhe qendrore.

“PNUD si agjencia zbatuese e projektit për rindërtimin e Gjimnazit ‘Gjergj Kastrioti’, duke konsideruar kohëzgjatjen e zbatimit të Programit “BE për shkollat” dhe sipas një vendimi të marrë në marrëveshje me të gjithë partnerët qendrorë dhe lokalë, si dhe me donatortin e Programit, ka hequr dorë nga rindërtimi i këtij objekti”, sqarohet në përgjigjen për Amforën.

Në shkollën që mbylli dyert dhe u shemb në mars të vitit 2022, ka mbetur ende tabela që bën të ditur financuesit: Bashkimin Evropian dhe shumën prej 237 milionë lekësh. Por qeveria shqiptare nuk ka bërë ende me dije se si do të veprojë për rindërtimin e shkollës, duke i lënë edhe gjetjet arkeologjike pa masa parandaluese për dëmtimin e tyre.

“Në këtë situatë, vlerësimi arkeologjik i përgatitur nga Programi i është dorëzuar Bashkisë së Durrësit”, sqaroi PNUD.

“Ky opinion i është bërë me dije institucioneve përgjegjëse, të cilat duhet të marin një vendim për të vijuar më tej”, shtoi përgjigja.

Getjet arkeologjike lundruan nën ujë gjatë shirave të fundit të furishëm në qytet, ndërsa Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) bëri me dije për Median Amfora se pranë tij nuk ka ende një projekt në shqyrtim.

Siti arkeologjik i përmbytur nga ujërat e shiut

“Lidhur me ndërtimin e mundshëm të shkollës ju informojmë se pranë Sekretarisë Teknike të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale (KKTKM-së), aktualisht nuk ka një projekt në shqyrtim”, sqaroi IKTK.

Tashmë i takon Bashkisë së Durrësit të ndjeki procesin e rindërtimit të shkollës dhe së bashku me të edhe vendimet që do të merren për zbulimet arkeologjike, që janë cilësuar si të jashtëzakonshme për nga karakteristikat dhe tipoligjia. Gërmimet që nisën fillimisht për të rindërtuar gjimnazin historik të Durrësit, zbuluan një strukturë arkeologjike unike për Shqipërinë dhe që përbëhet nga 16 dhoma, 5 mozaikë dhe të paktën 4 pishina.

Investimet me fondet e rindërtimit në Durrës kanë dëshmuar 2 modele: Qeveria-Fondi Shqiptar i Zhvillimit, si në rastin e Shkollës 9-vjeçare Shaqe Mazreku, kanë realizuar një proces fiktiv për monitorimin arkeologjik, ndërsa investimet e BE-së kanë sigurar mbrojtjen dhe integrimin e zbulimeve arkeologjike në projektet e saj.

Një situatë e ngjashme ndodhi me Shkollën 9-vjeçare Eftali Koçi, për të cilën u modifikua projekti dhe u integruan zbulimet arkeologjike. Sipas projektit fillestar ishte parshikuar ndërtimi i dy godinave në truallin ekzistues, një godinë 3 katëshe për shkollën dhe një godinë një katëshe për kopshtin. Por pas zbulimeve u vendos zhvendosja e objektit të parashikuar për tu ndërtuar.

Për këtë qëllim, është përgatitur një projekt i ri, sipas të cilët është zvogëluar gjurma e objektit të shkollës, duke rritur lartësinë në 4 kate, e duke përfshirë kopshtin/parashkollorin në të njëjtën godinë.

Megjithatë BE-ja përpara këtij modifikimi ka kryer gërmime nëntokësore në gjurmën e ndërtesës së re dhe pasi nuk gjeti objekte arkeologjike vijoi me ndërtimin aty.  Ndërsa fondi i caktuar për rindërtimin e Gjimnazit “Gjergj Kastrioti” u përdor nga BE-ja për të mbështetur një tjetër shkollë.

“Ky objekt është zëvendësuar me shkollën 9-vjeçare ‘Kushtrimi i Lirisë’, e cila ndodhet në qytetin e Durrësit”, përfundoi sqarimet PNUD-i.

 

Marrë nga Amfora.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sa vota do të nevojiten për një deputet, në zgjedhjet e 11 majit
Artikulli tjetër Çahet sërish rruga Korçë – Ersekë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.