KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pezullimi i tarifave: Çfarë fshihet pas kthesës së Trump?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Pezullimi i tarifave: Çfarë fshihet pas kthesës së Trump?
AktualeAnalizeBotaEkonomiOpinion

Pezullimi i tarifave: Çfarë fshihet pas kthesës së Trump?

Përditësimi i fundit: 10 Prill, 2025 12:34 pm
198 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Presidenti amerikan po e mban botën pezull. Pak ditë më parë ai vendosi tarifa doganore për shumë vende, tani pason ndryshimi befasues i kursit të Donald Trump dhe tërhiqen tarifat e vendosura. Vendimi erdhi pas trazirave të mëdha në tregjet e aksioneve dhe financiare në mbarë botën. Presidenti i SHBA tani do t’i japë shumë vendeve një pauzë 90-ditore nga tarifat doganore. Ashpërsim ka vetëm me Kinën. Trump rriti tarifat për mallrat nga Kina ndërkohë tani në 125 për qind.

Tregjet e aksioneve reaguan me entuziazëm ndaj heqjes së kufizimeve të doganave, bursat u rritën masivisht pas një spirale të fortë rënieje. Madje u përfol, se investitorët mund të shisnin bono të qeverisë amerikane – një zhvillim shqetësues për të ardhmen e financave publike amerikane. Vëzhguesit e tregut spekulojnë se kjo mund të ketë sjellë vendimin për pezullimin e tarifave.

Tarifa 10% në fuqi

Megjithatë, për shumicën e vendeve do të vazhdojë të ekzistojë një tarifë e përgjithshme e importit prej dhjetë për qind. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen e quajti ndryshimin e kursit të Trump si hap të rëndësishëm drejt stabilizimit të ekonomisë. “Kushtet e qarta dhe të parashikueshme janë thelbësore për thelbësore për funksionimin e zinxhirëve të tregtisë dhe furnizimit.” Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për negociata konstruktive me SHBA-në, me synimin për të siguruar një tregti pa probleme dhe reciprokisht të dobishme. Por politika doganore e presidentit të SHBA, Donald Trump, nga këndvështrimi i Francës, dëmton besimin tek dollari. Drejtuesi i Bankës Qendrore Franceze, Francois Villeroy de Galhau u shpreh se “ajo që ka ndodhur në ditët e fundit dhe javët kanë një ndikim negativ në besimin tek dollari amerikan”. Proteksionizmi dhe paparashikueshmëria janë gjithashtu faktorët negativë për ekonominë amerikane, tha Villeroy.

U vendos Trump nën presion?

Vetë presidenti e shpjegoi kthesën e papritur duke thënë se “njerëzit” ishin shqetësuar dhe ishin “pak të frikësuar”. Megjithatë, nervozizmi i vetë Trump mund të ketë luajtur gjithashtu një rol pasi qeveria amerikane kishte theksuar për ditë të tëra se tarifat nuk ishin diçka që mund të anulohej ose negociohej brenda ditëve ose javëve. Ekspertja amerikane e tregtisë, Laura von Daniels e Institutit Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë thotë se Trump duket se është vendosur nën presion të madh nga tregjet financiare, por edhe nga sipërmarrës individualë. Çmimet e aksioneve janë diçka që republikani e ndjek veçanërisht nga afër dhe që e prek.

Tregjet e aksioneve reaguan me një rritje të ndjeshme pas tërheqjes së tarifave doganore. Tregu i aksioneve, i matur nga indeksi i aksioneve S&P 500, ku përfshihen aksionet e 500 kompanive kryesore amerikane të tregtuara publikisht, rifitoi rreth katër trilion dollarë, ose 70 për qind të vlerës që kishte humbur në katër ditët e mëparshme të tregtimit. Komenti i Trump për këtë ishte, se “thonë se ishte dita më e madhe në historinë e financave”.

Kritika për kursin e paqëndrueshmë të Donald Trump

Por ka edhe kritika për ndryshimin e kursit të Trump – dhe akuza për tregti me informacione të brendshme. Pak para se Trump ta bënte publik ndryshimin e tij, ai ofroi një këshillë financiare në mediat sociale: “Kjo është një kohë e shkëlqyer për të blerë!!! DJT,” shkroi ai në platformën e tij Truth Social të mërkurën në mëngjes (me orën lokale). Më pak se katër orë më vonë, Trump tërhoqi disa nga tarifat që kishte vendosur më parë. DJT – inicialet e Trump – janë edhe simboli i aksioneve të Trump Media and Technology Group, kompania mëmë e platformës së mediave sociale Truth Social. Kompania u mbyll me një rritje prej 22.67 për qind pas njoftimit. 53 për qind e aksioneve të Trump në kompani, tani të mbajtura nga një “trust” i kontrolluar nga djali i tij i madh, Donald Trump Jr., u rritën me 415 milionë dollarë atë ditë.

Disa demokratë në Kongresin Amerikan e kritikuan këtë lojë të Trumpit. Senatori demokrat, Adam Schiff shkroi në X, se veprimet andej këtej të Trumpit ofrojnë “mundësi të rrezikshme për tregtim informacionesh të brendshme”. Schiff pyet:

“Kush në qeveri dinte paraprakisht për ndryshimin e fundit të Trump të kursit të politikës mbi tarifat? A ka blerë apo shitur dikush aksione dhe ka përfituar në kurriz të publikut?” Edhe demokratë të tjerë kërkuan sqarime. “Atij i pëlqen shumë, të ketë kontroll mbi tregjet, por më mirë të jetë i kujdesshëm”, tha kritiku i Trump dhe ish-avokati i etikës në Shtëpinë e Bardhë, Richard Painter, duke theksuar se ligji i letrave me vlerë ndalon tregtimin me informacione të brendshme.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SHBA-ja i kundërpërgjigjet Kinës me tarifa prej 125 për qind
Artikulli tjetër BE pezullon kundërmasat ndaj SHBA-së për tarifën e importeve, kërkohet negocim

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.