Letra e nënshkruar nga rreth 1000 rezervistë aktualë dhe pensionistë izraelitë që bëjnë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza, po shkakton bujë në Izrael.
Më herët, shefi i shtabit ushtarak izraelit tha se ata do të pushoheshin nga shërbimi, ndërsa tani kryeministri Benjamin Netanyahu ka lëshuar një deklaratë të ashpër duke i quajtur nënshkruesit “një grup ekstremist që po përpiqet përsëri të thyejë shoqërinë izraelite nga brenda”.
Sipas mediave izraelite, letra nuk bën thirrje për një refuzim të përgjithshëm për të shërbyer, por u kërkon zyrtarëve izraelitë që t’i japin përparësi lirimit të robërve në vend që të ndjekin luftën nëGaza, e cila, thonë ata, “u shërben kryesisht interesave politike dhe personale, jo interesave të sigurisë së Izraelit”.
Marrë nga Balkanweb.com