Një zbulim tronditës është publikuar nga Departamenti i Efiçencës Qeveritare (DOGE), i drejtuar nga Elon Musk, ku qindra miliona dollarë përfitime papunësie kanë përfunduar me përfitues inekzistent, madje edhe njerëz që nuk kanë lindur ende.
Nga shqyrtimi i kërkesave për papunësi nga viti 2020 e tutje, hulumtimi i DOGE identifikoi 9,700 njerëz “imagjinarë” të cilët pretenduan një total prej 69 milionë dollarësh.
Në një rast absurd, dikush me vitin e lindjes 2154 dyshohet se mori 41,000 dollarë, raportoi departamenti në një postim në X.
Në të njëjtën kohë, hetimi zbuloi se 24,500 persona mbi moshën 115 vjeç morën përfitime me vlerë 59 milionë dollarë, ndërsa rreth 28,000 “përfitues” të moshës 1 deri në 5 vjeç morën përfitime me vlerë 254 milionë dollarë.
“Paratë e taksapaguesve po shkonin në aplikime mashtruese për njerëzit që nuk ekzistojnë ose që “lindën” në të ardhmen!”, deklaroi Musk me zemërim në X, duke shtuar: “Është kaq absurde saqë më duhej ta rilexoja për ta besuar. Amerikani më i vjetër i gjallë është 114 vjeç. Pra, kushdo që është 115 vjeç e lart dhe po merr përfitime papunësie me siguri po e mbledh atë nga varri”, komentoi Musk ashpër në një postim tjetër në lidhje me gjetjet e departamentit.
Elon Musk, i konsideruar si njeriu më i pasur në botë, morri detyrën nga Presidenti Trump si kreu i DOGE, me synimin për të frenuar mbeturinat dhe ekspozimin e mashtrimeve në qeverinë federale.
Marrë nga Fox News