KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjermani, zgjedhja e kancelarit, me gjasë më 6 maj
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Gjermani, zgjedhja e kancelarit, me gjasë më 6 maj
AktualeAnalizeBotaPolitike

Gjermani, zgjedhja e kancelarit, me gjasë më 6 maj

Përditësimi i fundit: 12 Prill, 2025 10:01 pm
198 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kryetari i CDU-së Friedrich Merz duhet të zgjdihet më 6 maj si kancelari i ri. Këtë e njoftojnë disa agjenci të lajmeve duke iu referuar informacioneve nga qarqet e partive. Edhe gazeta Tagesspiegel pati përmendur më parë këtë datë. Sipas këtyre njoftimeve përgatitjet përkatëse në Bundestag tashmë kanë filluar.

Miratimi nga SPD dhe CDU i marrëveshjes së koalicionit është parakusht për zgjedhjen e kancelarit. CDU-ja do ta bëjë këtë në një kongres partie, ndërsa SPDpërmes procesit të votimit të anëtarëve të partisë. Forumet e CSU (partia kristiansociale si motër e CDU-së) e miratuan qysh të enjten (10.04.2025) marrëveshjen e koalicionit. Në CDU sipas statutit duhet të vendosë një kongres i vogël partie për koalicionin e planifikuar, ndoshta kjo do të ndodhë më 28 prill. Votimi i anëtarëve të SPD-së do të zhvillohet më 30 prill. Gazeta Tagesspiegel gjithashtu njofton, se më 5 maj janë parashikuar mbledhjet e grupeve parlamentare.  Pas zgjedhjes së kancelarit menjëherë duhet të pasojë emërimi i anëtarëve të rinj të kabinetit qeveritar nga presidenti Frank-Walter Steinmeier si dhe më pas betimi i kabinetit përpara Bundestagut.

Qeveria e pestë e koalicionit me bazë të gjerë

Kancelari zgjidhet nga deputetët e Bundestagut, i cili – pavarësisht nga seanca më 8 maj me rastin e ditës përkujtimore të fundit të luftës përpara 80 vjetësh – nis rregullisht seancat plenare nga 12 maji. Për zgjedhjen e kancelarit parashikohet një seancë e posaçme më 6 maj. Me zgjedhjen e Friedrich Merz kancelar Gjermania për herë të pestë që nga viti 1949 do të ketë një qeveri koalicioni me bazë të gjerë ndërmjet partive CDU, CSU dhe SPD. Përpara pak ditësh partitë ranë dakord pas diskutimeve të gjata për marrëveshjen e koalicionit.

CDU deklaron “program të menjëhershëm”

Pas betimit të kabinetit CDU me qeverinë e saj të re do të nisë përpara sezonit të pushimeve të Bundestagut menjëherë puna për realizimin e temave të rëndësishme. Sekretari i përgjithshëm i kristiandemokratëve Carsten Linnemann për këtë deklaroi një “program të menjëhershëm” . Qëllimi është, që “edhe në periudhën e pushimeve të verës të ketë një frymë të re në Gjermani”, tha Linnemann në emisionin  “Maybrit Illner” në kanalin e dytë televiziv gjerman, ZDF.

Drejtuesi në detyrë i grupit parlamentar të CDU-së, Thorsten Frei, vuri në dukje fluturime të menjëhershme për kthimin e azilkërkuesve të refuzuar drejt Afganistanit dhe Sirisë. Edhe SPD nuk do të humbasë kohë. Ministri i Mbrojtjes në detyrë Boris Pistorius, i cili do ta mbajë këtë post edhe në qeverinë e re, planifikon që brenda këtij viti të aplikohet një shërbim i ri ushtarak.

 

Marrë nga ARD.de

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Microsoft-i mbush 50 vjet
Artikulli tjetër UEFA zbulon vendin ku do të mbahet ndeshja Shqipëri – Serbi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.