KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Diplomacia e Xi Jinping në veprim, Kina përqafon Azinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Diplomacia e Xi Jinping në veprim, Kina përqafon Azinë
AktualeBotaKomentPolitike

Diplomacia e Xi Jinping në veprim, Kina përqafon Azinë

Përditësimi i fundit: 15 Prill, 2025 2:00 pm
297 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka nisur këtë javë një turne pesë-ditor në Azinë Juglindore, me ndalesa në Vietnam, Kamboxhia dhe Malajzi, në një përpjekje të qartë për të forcuar ndikimin ekonomik dhe diplomatik të Pekinit në rajon.

Vizita vjen në një moment kritik, mes tensioneve të shtuara tregtare me Shtetet e Bashkuara dhe përpjekjeve të vendeve të rajonit për të balancuar marrëdhëniet me dy superfuqitë globale.

Xi mbërriti në Hanoi të hënën, ku u takua me presidentin vietnamez Tô Lâm dhe kryeministrin Pham Minh Chinh. Gjatë vizitës u nënshkruan 45 marrëveshje bashkëpunimi që përfshijnë fushat e infrastrukturës, teknologjisë dhe zinxhirëve të furnizimit, megjithëse detajet mbeten të kufizuara.

Në një artikull të botuar në gazetën zyrtare të Partisë Komuniste Vietnameze, Nhandan, Xi theksoi se “nuk ka fitues në luftërat tregtare” dhe se proteksionizmi “nuk të çon askund”.
Reagimi nga Uashingtoni nuk ka vonuar. Presidenti amerikan Donald Trump, nga Zyra Ovale, sugjeroi se vizita e Xi-t është një përpjekje për të “vidhur” Shtetet e Bashkuara. “Nuk fajësoj Kinën, as Vietnamin”, tha Trump, “por ky është një takim që duket sikur synon të kuptojë: ‘si ta dëmtojmë Amerikën?’”

Vietnamit, një qendër e rëndësishme prodhimi për eksportet drejt SHBA-së, i është dashur të ecë në një vijë të hollë diplomatike. Nga njëra anë, po përfiton nga zhvendosja e industrisë larg Kinës për shkak të tarifave, ndërsa nga ana tjetër, ka marrë miliarda dollarë investime kineze vitet e fundit.

Në tre muajt e parë të vitit, eksportet vietnameze drejt SHBA-së kanë arritur në 31.4 miliardë dollarë, ndërsa importet nga Kina në rreth 30 miliardë. Për analistët, kjo dinamikë nënvizon rëndësinë strategjike të Vietnamit në ekuacionin tregtar global.

Vizita e Xi-t konsiderohet gjithashtu si një sinjal se Kina dëshiron të paraqitet si një partner më i qëndrueshëm në krahasim me SHBA-në, e cila ka treguar luhatje të mëdha në politikat tregtare, veçanërisht gjatë administratës Trump.

Pas Vietnamit, presidenti kinez do të vijojë turin e tij në Malajzi dhe Kamboxhia, ku pritet të zhvillojë takime të nivelit të lartë dhe të nënshkruajë marrëveshje të reja ekonomike.

 

Marrë nga Associated Press

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump, akuza Putinit dhe Zelenskyt, reagon presidenti ukrainas
Artikulli tjetër Përmbytjet në 2024-ën, më shumë se 300 viktima në të gjithë Europën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.