Tirana është tronditur mbrëmë nga një atentat me armë zjarri, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur katër persona.
Nga informacionet e dhëna, dy të plagosurit e mitur janë fëmijët e pronarit të kompanisë së sigurimit në Tiranë “Pelicani Security”, Vesel Demiraj.
Ata u qëlluan me breshëri plumbash teksa ishin duke udhëtuar me makinën tip “G Class”.
Pas hapjes së zjarrit, autorët u larguan nga vendngjarja.
Atentatorët më pas kanë djegur automjetin e përdorur në zonën e Lundrës, në një përpjekje për të humbur gjurmët.
Uniformat blu të kryeqytetit kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën dhe në pikat kyçe të Tiranës për kapjen e autorëve.
Ende nuk dihen motivet për ngjarjen e rëndë, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave të atentatit.
Marrë nga Top Channel