KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rama ia kalon inceneratorin drejtorit të denoncuar nga opozita për vrasje dhe prostitucion
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Rama ia kalon inceneratorin drejtorit të denoncuar nga opozita për vrasje dhe prostitucion
AktualeAnalizeKorrupsionKryesoreSociale

Rama ia kalon inceneratorin drejtorit të denoncuar nga opozita për vrasje dhe prostitucion

Përditësimi i fundit: 24 Prill, 2025 10:44 am
284 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Në 2 mars të vitit 2022, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim, i cili ndryshonte fushën e përgjegjësisë shtetërore për ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në atë kohë vendimi me nr. 111 dukej si një akt i rëndomtë burokratik. Por në të vërtetë ai fshihte një hile të madhe kundër shtetit, e cila do të dilte në dritë shumë kohë më pas, atëherë kur SPAK të merrte në dorë aferën e inceneratorit të Tiranës.

Vendimi i marsit të vitit 2022 hoqi sektorin e mbetjeve nga përgjegjësia e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe bashkë me të edhe detyrimin e komponentit zbatues të politikave të qeverisë për mbetjet.

Me pak fjalë vendimi i hoqi ministrisë së Belinda Ballukut detyrimin ligjor për të mbikqyrur zbatimin e kontratës koncesionare për inceneratorin e Tiranës dhe ate te Fierit, duke i lënë të dyja kontratat pa autoritet kontraktor.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, pasi iu hoq ministrisë së Infrastrukturës nga fusha e përgjegjësisë, sektori i mbetjeve mbeti jetim dhe nuk u caktua në asnjë ministri tjetër.

Për tre vite rresht menaxhimi i mbetjeve ka qenë jetim, pasi nuk ishte në fushën e përgjegjësisë së asnjë ministrie. Gjatë kësaj kohe, brenda qeverisë është zhvilluar një luftë e fortë, kryesisht mes Belinda Ballukut dhe Mirela Kumbaros, pasi kjo e fundit nuk pranonte në asnjë mënyrë të merrte përsipër përgjegjësinë e mbetjeve dhe pataten e nxehtë të inceneratorit të Tiranës.

Kapitali ka publikuar më parë komunikimet e brendshme shkresore mes ministrisë së Infrastrukturës dhe asaj të Mjedisit, të cilat nuk pranonin përgjegjësinë e mbetjeve.

Ministria e Infrastruktures e dergonte mbikqyrjen e inceneratorit te Kumbaro

Kjo përplasje brenda qeverisë e la kontratën e inceneratorit pa autoritet kontraktor. Një kaos me pasoja fatale, i cili jo vetëm i kushtoi 150 milionë euro të vjedhura qytetarëve shqiptarë, pasi paralizoi Njesine e Mbikqyrjes se Inceneratorit, por edhe e çoi landfillin e Sharrës në situatë emergjente.

Pasi e bëri dëmin e madh, javën e kaluar qeveria është kujtuar që ta varë fushën e përgjegjësisë së mbetjeve tek Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve.

“Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve ngarkohet të kryejë detyrat e autoritetit kontraktor për ministrinë përgjegjëse për menaxhimin e mbetjeve për projektet/kontratat ekzistuese dhe të ardhshme të infrastrukturës së mbetjeve,” thuhet në vendimin e javës së kaluar të Këshillit të Ministrave.

Qeveria ja ngarkon pergjegjesine e mbetjeve Agjencise Kombetare te Mbetjeve

Paralelisht kësaj agjencie i është ngarkuar dhe përgjegjësia për të mbikqyr zbatimin e kontratave ekzistuese të koncesioneve, por edhe të lidhe kontrata të tjera me privatët.

“Agjencia shqyrton, autorizon e miraton, për ministrinë përgjegjëse për menaxhimin e mbetjeve, në cilësinë e autoritetit kontraktor, procese që kanë të bëjnë me projektet/kontratat ekzistuese dhe të ardhshme të infrastrukturës së mbetjeve të lidhura sipas legjislacionit në fuqi për koncesionet e partneritetin publik dhe të atij të prokurimit publik, dhe mban korrespodencën e koordinon me të kontraktuarit, institucionet dhe subjektet, të cilat janë palë në kontratat e lidhura,” thuhet në vendimin e qeverisë.

Emergjencë

Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve u krijua nga qeveria në mars të vitit të kaluar si një person juridik dhe buxhetor nën varësinë e ministrisë së Mjedisit. Kjo agjenci drejtohet nga Ersi Sulejmani, ish drejtori i OSHEE në Shkodër dhe Gjirokastër, një person me background shumë problematik.

Ai është denoncuar nga opozita si trafikant dhe madje edhe vrasës, ndërsa në vitin 2017 u përfshi në një sherr me grushta dhe armë në PS-në e Shkodrës. Sulejmani tani do të ketë detyrimin ligjor të marrë vendime mbi inceneratorin e Tiranës dhe menaxhimin e landfillit të Sharrës. Dhe këto vendime nuk do të jenë të lehta.

Tashmë landfilli i Sharrës është thuajse i paralizuar dhe nuk ka më hapësira për depozitimin e mbetjeve. Prej muajsh, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, ka mbyllur dyert e landfillit për depozitimin e dherave dhe inerteve të ndërtuesve.

Tashmë dherat nga ndërtimet po shpërndahen dhe idhen kuturu nëpër lumenjtë dhe pikat e tjera të Tiranës duke shkaktuar një dëm jo të vogël mjedisor. Jo zyrtarisht po flitet se qeveria ka në plan të japë një liçencë të re për landfill privat dherash në periferitë e Tiranës. Me vendimin e fundit, këtë kontratë do ta nënshkruajë Agjencia Kombëtare e Mbetjeve dhe me shumë gjasa, ky është edhe qëllimi se pse qeveria e miratoi vendimin.

Ajo e mbetjeve është një aferë e madhe, e cila jo vetëm ka zënë nën të të gjithë qeverinë e Edi Ramës, por pjell afera të reja. Tashmë vendimet e qeverisë dhe ndryshimet ligjore kanë vetëm një qëllim mbi të gjitha.

Të gjejnë “kurbanin” e radhës, që t’i rrasin pataten e nxehtë të inceneratorit.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kontratat 1 euro, hapet rruga për blerjen e pronës, shteti mund ta rimarrë nëse shkelen kushtet

Shifrat pas sherrit të pagave/ Formula ‘me bonuse’ që rrit rrogat e magjistratëve

Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë godinë e përfunduar

Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ Reagon shoqata e gazetarëve

Kontrolle në burgun e Bradasheshit, ku mbahet dhe Ergys Agasi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pasuria e deklaruar e Albin Kurtit?
Artikulli tjetër Çfarë na thonë sloganet këto zgjedhje parlamentare?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

A do mbushet bregdeti i Semanit me parqe foto voltaike?
Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 14 Shtator, 2026
Email-et dhe dokumentet në dosje, SPAK ia atribuon vilën në “Green Coast” Belinda Ballukut
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 14 Shtator, 2026
Pezullohet polici që qëlloi me grusht në stomak protestuesin e prangosur
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 14 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.