KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Çfarë na thonë sloganet këto zgjedhje parlamentare?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Çfarë na thonë sloganet këto zgjedhje parlamentare?
EditorialKryesoreOpinionPolitikeSociale

Çfarë na thonë sloganet këto zgjedhje parlamentare?

Përditësimi i fundit: 24 Prill, 2025 10:48 am
224 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Pas 11 majit, Shqipëria “do të bëhet”, do të jetë në Bashkimin Evropian, do të jetë “madhështore”, ose do t’i gëzohet një modeli të ri politik. Të paktën kështu thonë sloganet e partive që marrin pjesë në këto zgjedhje.

Të gjithë premtojnë gjëra të mëdha duke theksuar se “vendi meriton më shumë”, por ndalemi pak te secila prej këtyre sloganeve.

  • Partia Socialiste: “Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS”

Një slogan i qartë politik që përçon ide vazhdimësie dhe lidershipi në raport me objektivin kombëtar të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Partia Socialiste premton integrimin dhe thekson se “kjo arrihet vetëm me Ramën në krye”. Mesazhi? Pa PS-në, nuk ka BE.

  • Partia Demokratike: “Shqipëria Madhështore”

Një mesazh i ngarkuar me patriotizëm dhe që synon të ngrejë krenarinë kombëtare duke e paraqitur Partinë Demokratike si forca që do t’i kthejë vendit dinjitetin dhe lavdinë.

Slogani buron nga “Make America Great Again” e Donald Trump dhe përpiqet ta paraqesë PD-në si e vetmja forcë politike që mund “ta shpëtojë vendin”.

  • Koalicioni Euroatlantik: “Shqipëria meriton më shumë”

Një slogan që evokon sakrificat dhe durimin e shkuar nën qeverisjen e gjatë të socialistëve dhe fraksionit Berisha në PD.

Paralelisht thirrja është dhe një akuzë ndaj atyre që kanë keqeverisur duke lenë të kuptohet se vendit i duhet alternativë tjetër.

  • Lëvizja Bashkë: “E reja po lind”

Një manifest për ndryshim thelbësor. Një pozicionim i qartë për një model të ri politik që prezantohet si alternativë pas një periudhe të gjatë zhgënjimi dhe stanjacioni.

E reja, sipas “Lëvizjes Bashkë”, paraqitet si kontrast i sistemit të vjetër, me zotimin për të ndryshuar dhe sjellë shpresën.

  • Partia Mundësia: “Për një Shqipëri ku ia del me punë”

Slogani vendos si vlerë qendrore punën, si themel të suksesit. Fokusi vihet pikërisht te puna si pikë ku nënkuptohet qartë se targeti: shtresa e mesme.

Slogani premton luftë ndaj korrupsionit dhe vlerësim të punës së ndershme. Siç thotë shpesh vetë drejtuesi politik i saj, Agron Shehaj: “Unë jam pasuruar me punë.”

  • Nisma Shqipëria Bëhet: “Shqipëria vlen më shumë se partia”

Slogani vendos interesin kombëtar përpara interesave partiake, duke kritikuar haptazi mënyrën sesi është qeverisur nga partitë e tranzicionit, ku shpesh kanë dominuar interesat klienteliste.

Sloganet ndër vite në zgjedhjet e përgjithshme

Në Shqipëri ende votohet sipas “tifozerive politike” ndërsa programet e partive nuk janë motiv thelbësor për të caktuar votën e elektoratit.

Nëse do të shohim zgjedhjet pluraliste, ku beteja ka qenë mes dy partive kryesore PS-PD vihet re se sloganet përsërisin veten, ndërsa përballë janë vënë të njëjtat figura.

Në vitin 1996, PS mbante ende mbi supe trashëgiminë e krimeve të diktaturës, por gjithsesi ajo iu drejtua shqiptarëve me sloganin “Bashkë me ne për një demokraci të vërtetë”. PD iu vu përballë me thirrjen: “Me ne fitojnë të gjithë”.

Në vitin 2001, PS që ishte në pushtet garoi me sloganin “Voto për pushtetin tënd!” ndërsa PD, e cila ishte fraksionizuar, kërkoi votat e qytetarëve përmes motos “Për një fillim të ri, bashkë për fitoren!”.

E ardhmja u kthye në lajtmotiv për zgjedhjet vitit 2005 ku PS, e cila drejtonte vendin prej dy mandatesh, kërkoi “Të mbrojmë të ardhmen”, ndërsa PD shpalli sloganin “Koha për ndryshim”.

Në zgjedhjet e vitit 2009, ndërsa kërkonte mandatin e dytë, PD kërkoi vijimin e qeverisjes me sloganin “Shqipëria po ndryshon”, ndërsa PS kërkoi po ashtu “Politikë të re për ndryshim”.

Në zgjedhjet e vitit 2013, PS u zotua për “Rilindje”, ndërsa PD i mëshoi të njëjtit slogan “Ne jemi ndryshimi, përpara”.

Në vitin 2017, “Për Shqipërinë që duam” ishte slogani që udhëhoqi PS-në, ndërsa PD u prezantua me “Republikë të re, ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt”.

Në vitin 2021, PS iu rikthye sloganit të 2013-ës me thirrjen “Shqipëria e ardhmja jonë, s’ka kohë për pushim” . Ndërsa PD përdori sloganin “Shqipëria fiton”.

Dukshëm, kur partitë në pushtet kërkojnë një mandat të dytë apo të tretë, “përpara” apo “vijojmë punën që kemi nisur” janë fjalët që i karakterizon sloganet e tyre.

Sloganet ndër vite në zgjedhjet vendore

Zgjedhjet vendore kanë prodhuar fushata të forta elektorale në Shqipëri, ku veçanërisht pas vitit 2000 janë regjistruar zhvillime domethënëse në aspektin e komunikimit.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2000 gara për Tiranën mes Edi Ramës, që mbështetej nga PS, dhe Besnik Mustafajt nga PD, mori vëmendjen kryesore të publikut.

Përballja e tyre në një debat televiziv mbetet i vetmi moment i një qasjeje të tillë në komunikimin me qytetarët në një fushatë elektorale.

Fushata e Ramës kishte sloganin “Tirana me Edi Ramën” ndërsa PD-ja në opozitë përgjigjej me sloganin “Unë e dua Tiranën”.

“Së bashku në rrugë të mbarë” ishte slogan i PS-së në zgjedhjet e vitit 2003. Ndërsa “Eja me ne!” ishte slogani i PD-së.

Në zgjedhjet e vitit 2011, shprehja “Fajin e ka Saliu” ishte kryerendëse e PS-së edhe pse slogani zyrtare ishte “E vetmja rrugë”. Ndërsa PD-ja u prezantua para qytetarëve me sloganin “Të parët jeni ju”.

Këto zgjedhje shënuan dhe largimin e Ramës nga Bashkia Tiranë pas tre mandatesh në krye të saj.

Në zgjedhjet e vitit 2015, PS zgjodhi “Drejtimin e duhur”, ndërsa PD-ja “Punë dhe dinjitet”. Në këto zgjedhje Lulzim Basha, që kishte marrë drejtimin e PD-së, i la kandidaturën Halim Kosovës, i cili humbi përballë Erion Veliajt.

Në zgjedhjet e vitit 2019, PD, dhe opozita në tërësi, bojkotuan. Ndërsa në zgjedhjet 2023, pasi kishte fituar mandatin e dytë në Tiranë me Veliajn, PS doli në fushatë më sloganin “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”. Ndërsa PD-ja u përgjigj me “Ndryshimi në duart e tua”.

Kështu, të gjitha sloganet duket se kanë një fjalë kyçe të përbashkët: “Shqipërinë” dhe një zotim konstant se vetëm ata apo ato “mund ta bëjnë më mirë”.

Por në fund, zgjedhjet janë të shpejta, por ndikimi i një vote zgjat më shumë. Ndaj voto i informuar dhe me përgjegjësi.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kontratat 1 euro, hapet rruga për blerjen e pronës, shteti mund ta rimarrë nëse shkelen kushtet

Shifrat pas sherrit të pagave/ Formula ‘me bonuse’ që rrit rrogat e magjistratëve

Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë godinë e përfunduar

Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ Reagon shoqata e gazetarëve

Kontrolle në burgun e Bradasheshit, ku mbahet dhe Ergys Agasi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rama ia kalon inceneratorin drejtorit të denoncuar nga opozita për vrasje dhe prostitucion
Artikulli tjetër Elbasani i kthen sytë nga SPAK për një ndryshim në fatin e zgjedhjeve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

A do mbushet bregdeti i Semanit me parqe foto voltaike?
Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 14 Shtator, 2026
Email-et dhe dokumentet në dosje, SPAK ia atribuon vilën në “Green Coast” Belinda Ballukut
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 14 Shtator, 2026
Pezullohet polici që qëlloi me grusht në stomak protestuesin e prangosur
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 14 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.