KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mashtrimi me pronat vakëf
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Mashtrimi me pronat vakëf
AktualeAnalizeKorrupsionKryesore

Mashtrimi me pronat vakëf

Përditësimi i fundit: 24 Prill, 2025 11:52 am
438 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në qendër të Tiranës, ngrihet një nga kullat më luksoze të qytetit, “Syri i Tiranës”. Kullë e cila po ndërtohet nga Armand Lilo, i shumëpërfolur për lidhjet e tij me socialistin Fatmir Xhafaj.

Por pak e dinë se mbi çfarë trualli është ndërtuar kjo ndërtesë: mbi pronën vakëf të Komunitetit Mysliman Shqiptar, një pronë e shenjtëruar dhe e paprekshme sipas Kushtetutës, ligjeve kombëtare dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Një skemë e qartë uzurpimi – e firmosur nga njerëz me pushtet

Në qendër të këtij skandali del emri i Mirlinda Xhaferrit, e cila sipas dokumenteve zyrtare ka pasur një rol kyç në legalizimin dhe më pas në shitjen e kësaj prone vakëf.

Me bashkëpunëtorë të paidentifikuar brenda institucioneve, prona me nr. 221, datë 20.03.1919, që i përkiste vakëfit të xhamisë së Karapicit është tjetërsuar në mënyrë të paligjshme.

Ligji është i qartë, por gjykatat nuk duan ta shohin.

Neni 42 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe Protokolli nr. 1 i KEDNJ-së e mbrojnë qartësisht pronën private dhe fetare nga uzurpimi. Por vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë, në kundërshtim me çdo provë arkivore dhe statut të Komunitetit Mysliman të vitit 1929, i dha të drejtë legalizimit të pronës së tjetërsuar.

Gjykata u bazua në një interpretim të rremë të nenit 40 të Statutit të Komunitetit Mysliman, duke anashkaluar plotësisht faktin se vakëfet e teqeve nuk administrohen nga shteti, por nga vetë komunitetet.

Provat që nuk mund të injorohen

Në një dokument të arkivit shtetëror (A.Q.Sh., Fondi 882, Dosja 20), prona në fjalë nuk rezulton asnjëherë si pjesë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, por si truall varrezash vakëf që nga viti 1919. Për më tepër:

Në regjistrin e hipotekës figuron si “Varrezat e Jevgjve”.

Në një tjetër regjistrim është shënuar si vakëf i “Xhamisë Sheh Zeles”.

Në një tjetër, kjo pronë sipas tapisë 221, dt. 20.3.1919 rezultojnë varrezat e Adem Idrizit, e shtetëzuar më pas.

Të gjitha këto prova janë shkruar me dorë në dokumente zyrtare arkivore, por janë injoruar nga gjyqtarët dhe noterët që kanë mundësuar legalizimin dhe ndërtimin.

Një pasuri kolektive e shndërruar në beton

Ajo që dikur ishte një truall fetar dhe historik, është shndërruar sot në një aset milionash, duke i hequr komunitetit mysliman jo vetëm një pronë, por edhe një pjesë të identitetit dhe trashëgimisë së tij kulturore.

Kjo ndodh ndërkohë që prokuroria dhe SPAK-u heshtin.

Thirrje për drejtësi

Ky nuk është një rast i zakonshëm. Bëhet fjalë për një grabitje të organizuar, të mbështetur nga zyrtarë, noterë, dhe gjykatës të korruptuar. Emri i Mirlinda Heirdon (Xhaferrit) është vetëm maja e ajsbergut të një rrjeti që duhet hetuar pa kompromis.

 

Marrë nga CNA.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Futboll Shaqiri: “Jam shqiptar në fushë, zviceran në jetën e përditshme”
Artikulli tjetër Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, e shtuna shpallet shpallet ditë zie në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump
Fokus Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.