KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Me & Miloseviç”, yjet e kinematografisë botërore prekin tokën shqiptare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > “Me & Miloseviç”, yjet e kinematografisë botërore prekin tokën shqiptare
AktualeAnalizeKultureSociale

“Me & Miloseviç”, yjet e kinematografisë botërore prekin tokën shqiptare

Përditësimi i fundit: 28 Prill, 2025 2:28 pm
506 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Yjet e kinematografisë botërore janë bërë bashkë dhe do të prekin tokën shqiptare duke sjellë një nga nga filmat që pritet të korrë një sukses të padiskutueshëm jo vetëm në trojet shqiptare por dhe më gjerë, premton sukses ndërkombëtar.

“Me & Milosevic” me skenar dhe regji të Arben Kastratit do të jetë filmi që do të bashkojë yjet e kinematografisë në një produksion me përmasa të mëdha që ndërthur historinë me aspektet njerëzore të krijimit të një heroizmi të rremë.

Ky film do të jetë i përkthyer në tre gjuhë, anglisht, frëngjisht dhe shqip. Ky produksion do të rikthejë aktorin e njohur të Hollywood-it Louis Mandylor.

Ylli i kinematografisë është shprehur se, skenari i Arben Kastratit është shumë i thellë dhe personazhet janë shumë të pasura.

“Mendoj se personazhi im është një reflektim dhe metaforë mbi jetën, politikën dhe njerëzimin. Dhe ndoshta pyetja që shtrohet është; ‘A është ai njeri i mirë apo i keq?’ Skenari i Arbenit është shumë i thellë, personazhet janë shumë të pasura. Në këtë film ndodhin shumë histori që ndërthuren mes tyre”, tha Mandylor.

Ndër të tjera aktori dha dhe përshtypjet e tij për Shqipërinë duke thënë se është një vend i mrekullueshëm dhe se ka dëgjuar se kaplazhe fantastike në Jug.

“Sot vendi juaj është një vend i mrekullueshëm. Ende nuk kam shkuar në plazh, por kam dëgjuar që plazhet në jug janë fantastike”, u shpreh ai.

Po ashtu vlerësoi dhe sipërmarrësen dhe një nga aktoret në filmin “Me & Milosevc”, Erjola Braha.

“Kjo zonja këtu është më e mira. Një kontribut i jashtëzakonshëm për filmin dhe kamera e adhuron, siç mund ta shihni. Ishte shumë kënaqësi të takoja Lolën dhe shumë të tjerë”, përfundoi aktori hollivudian.

Sipërmarrësja dhe aktorja Erjola Braha, ka treguar më shumë detaje se si u gjend në këtë produksion ndërkombëtar dhe impaktin që pritet të sjellë në promovimin turistik të Shqipërisë.

Ndonëse i përket botës së biznesit, Erjola Braha thekson se është ndjerë mjaft komode me kastin e aktorëve dhe është përshtatur me rolin e saj në filmin “Me & Milosevic”.

Erjola Braha në këtë film do të jetë Valeria, bashkëshortja e kryeredaktgorit amerikan i cili raporton në kohë reale të gjitha ngjarje që ndodhin në Kosovë.

Ndër të tjera Erjola Braha thekson se me këtë film do të promovojnë qytetet si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë.

“Besoj shumë se në rrugëtimin tonë të jetës kryqëzohemi shumë me ngjarje, njerëz, histori që na përkasin prej kohësh. Sot është dita. Jemi ku duhet të jemi. Të gjithë së bashku.

Eksperienca e mrekullueshme. Bashkëpunimi me regjisorin Arben Kastrati dhe me të gjithë kastin më bëri që të ndjehem komode. Personazhi im është Valeria. Bashkëshortja e kryeredaktorit amerikan, i cili raporton në kohë reale të gjithë ngjarjet që ndodhin në Kosovë. U përshtata tepër me Valerian pasi ishte një personazh që e gjeta veten menjëherë. Unë vij nga bota e biznesit. Dhe me vjen shumë mirë që me filmin, me këtë iniciativë po promovojmë qytetet tona të mrekullueshme si në Shqipëri dhe Kosovë”, tha Braha.

E shkruar dhe e drejtuar nga Arben Kastrati, historia nxjerr në pah heroizmin e rremë të një protagonisti që takon Millosheviçin në Hagë. Përmes ironisë së filmit midis dramës dhe komedisë, protagonisti kryesor përdor përballjen me ish-udhëheqësin e agresionit serb në Ballkan.

Për ta sjellë këtë rrëfim në jetë, Kastrati gjithmonë ka zgjedhur emra të shquar. Gérard Depardieu është vetëm njëri prej tyre. Destinacioni i parë me aktorin e famshëm francez ishte Gjirokastra dhe Tirana.

Xhirimet janë drejt përfundimit. Në vjeshtë, pritet të fillojë post-produksioni, për t’i hapur rrugën një ecurie të suksesshme në disa festivale kinematografike.

William Baldëin, Louis Mandylor, Erjola  Braha, Gérard Depardieu, Maria Grazia Cucinota, do të jenë së shpejti në ekranet më të mëdha, brenda dhe jashtë vendit, për t’i dhuruar të gjithë dashamirësve të filmit minuta magjike, që mbeten gjatë në kujtesë.

 

Marrë nga CNA.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Putin shpall armëpushim tre ditor në Ukrainë, prej 8 majit
Artikulli tjetër Me bllok shënimesh për zgjedhjet, shoqërohet në polici xhaxhai i kandidates së PD në Fier

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.