KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Merz shpall emrat e CDU-së, në qeverinë e re gjermane
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Merz shpall emrat e CDU-së, në qeverinë e re gjermane
AnalizeBotaPolitikeZhvillim

Merz shpall emrat e CDU-së, në qeverinë e re gjermane

Përditësimi i fundit: 29 Prill, 2025 9:01 am
199 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Bashkimi Kristian Demokrat (CDU) ka emëruar ministrat që do të jenë pjesë e kabinetit të kancelarit të ri gjerman Friedrich Merz.

Johann Wadephul, një aleat i ngushtë i Merz, do të jetë Ministri i ri i Jashtëm.

Katherina Reiche, ish-drejtoreshë e Përgjithshme e Energjisë, do të bëhet Ministre e Ekonomisë.

Partia simotër e CDU-së, Bashkimi Kristian Social (CSU), ka emëruar Alexander Dobrindt-in si Ministër të Brendshëm.

Poste të tjera u takojnë Socialdemokratëve (SPD), partnerëve të koalicionit.

Merz: Evropa “e kërcënuar” nga lufta, besimi i gjermanëve në demokraci “i tronditur”

Kancelari i ardhshëm gjerman, Friedrich Merz, tha të hënën se Evropa është e kërcënuar nga agresioni rus jashtë vendit dhe nga rënia e besimit në demokraci brenda vendit.

“Besimi në demokraci në vendin tonë nuk është dobësuar kaq shumë (ndonjëherë) që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”, tha ai në një kongres të partisë CDU në Berlin, ku delegatët mbështetën një marrëveshje koalicioni të arritur me SPD-në.

Duke parë përtej Gjermanisë, Merzi tha se Evropa në tërësi ishte “e kërcënuar nga jashtë nga një luftë imperialiste dhe autoritare në Lindje dhe nga qytetarë të frikësuar, të pasigurt dhe ndonjëherë të radikalizuar në vend”.

Gjermania dhe Evropa do ta mbështesin Kievin

Friedrich Merz deklaroi se nuk do të tolerojë një “paqe të diktuar” të imponuar ndaj Ukrainës ka këmbëngulur që Gjermania dhe Evropa do të vazhdojnë ta mbështesin Kievin.

Pas takimit të shkurtër midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Vatikan të shtunën, Merz u shpreh se bisedimet mund të “jenë ndoshta fillimi i një procesi serioz paqeje, që ia vlen ta mbajë këtë emër”.

Në të njëjtën kohë, kancelari i ardhshëm shpalli një rol udhëheqës të Gjermanisë në Bashkimin Evropian. Pasiguria në BE duhet të kapërcehet, tha ai.

Në fjalimin e tij para delegatëve në Berlin, Merz premtoi më tej një ndryshim në politikë në fusha të tilla si politika ekonomike, e migracionit, e jashtme dhe e sigurisë. CDU/CSU dhe SPD donin të formonin një “koalicion funksional” që do të qeveriste në mënyrë të qëndrueshme dhe efektive. “Në politikën ekonomike, politikën e imigracionit, politikën e jashtme dhe politikën e sigurisë, ne do të jemi në gjendje të përmbushim shumë nga premtimet që kemi bërë”, tha ai.

Në kongresin e vogël të CDU-së në Berlin, delegatët votuan në favor të marrëveshjes prej 144 faqesh të titulluar “Përgjegjësia për Gjermaninë”. Kryetari i takimit, Kryeministri i landit të Saksonisë, Michael Kretschmer, foli për një “shumicë dërrmuese” midis 150 delegatëve, që e mbështetën marrëveshjen.

Kur do t’i shpallë SPD-ja ministrat e saj?

Jo të gjithë ministrat e kabinetit në qeverinë e re gjermane i përkasin bllokut konservator CDU-CSU të Friedrich Merz-it; disa do të jenë nga radhët e partnerit të vogël të koalicionit, Socialdemokratët (SPD).

Më i spikaturi prej tyre pritet të jetë Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius, i cili duket se do të vazhdojë në rolin e tij aktual. Por socialdemokratët do ta shpallin zyrtarisht pjesën tjetër të qeverisë të hënën e ardhshme, pasi 358.000 anëtarët e partisë të kenë ratifikuar marrëveshjen e koalicionit.

Sekretari i Përgjithshëm i SPD-së, Matthias Miersch, tha të hënën në Berlin se partia po e analizonte nga afër marrëveshjen prej 144 faqesh, të titulluar “Përgjegjësia për Gjermaninë”, por tha se nuk kishte vënë re shumë “eufori”.

Ai pranoi se “në një ose dy vende” ishte shprehur njëfarë “mosbesimi ndaj partnerit të ardhshëm të koalicionit.”

Si vlerësohen zgjedhjet e Merz-it për qeverinë e re gjermane?

Redaktorja politike e DW, Michaela Kuefner, mendon se në kontekstin e politikës gjermane, vendosja e ekspertizës mbi logjikën politike partiake mund të konsiderohet pothuajse revolucionare.

Friedrich Merz-it premtoi një kabinet ekspertësh. Rezultati është një përzierje ekspertësh dhe aleatësh të besuar.

Ministri i ri i Jashtëm, Johann Wadephul, është një ekspert konservator i mbrojtjes dhe politikës së jashtme, i cili ishte pranë Merzit kur ai vizitoi Ukrainën dhe mori pjesë takime, në të cilat vetë Merzi nuk mundi të merrte pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Zgjedhja e Thorsten Frei-t si shef i kabinetit konsiderohej e sigurtë, pasi ai kishte punuar ngushtë me Merzin në grupin parlamentar të partisë për vite me radhë.

Por Merzi ka treguar gjithashtu gatishmëri për t’u hyrë rreziqeve politike, kur bëhet fjalë për pozicione të lidhura me ekonominë.

Ministrja e tij e re e Tregtisë është Katherina Reiche, një yll biznesi në ngritje në pozicionin e saj të mëparshëm si drejtoreshë ekzekutive e kompanisë energjetike Westenergie.

Një tjetër ish-drejtor ekzekutiv do të jetë përgjegjës për drejtimin e Ministrisë së re të Digjitalizimit dhe Modernizimit: menaxheri i lartë 55-vjeçar Karsten Wildberger do të largohet nga gjigantët e tregtisë elektronike Saturn dhe Media Markt për të marrë përsipër rolin e ri.

Merz nuk premtoi kurrë barazi gjinore, por me katër meshkuj dhe tre femra, ai gjithashtu ka shmangur përshkallëzimin e kritikave se e rrethon veten vetëm me meshkuj si këshilltarë të ngushtë.

Çështja më e rëndësishme që shtrohet është tani është se sa shpejt mund të vërë Merzi në punë kabinetin e tij.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Frontex heton akuzat kundër Greqisë
Artikulli tjetër Një njohës i Ballkanit bëhet shef i diplomaicisë gjermane

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.