Banoret e fshatit Kaçinar në Mirditë protestojnë kundër ndërtimit të Hec-it.
Ata u mbledhën sot para Ministrisë së Infrastrukturës, në shenjtë revolte duke u shprehur se projekti u rrëmben pasurinë më të çmuar, ujin.
“Uji është jetë, mos na e thani shpirtin!”, shkruhej në pankartat e tyre.
“A e dinë firmëtarët specialistë që jeta ndërtohet nga uji? Nëse uji do të futet në tuba të mbyllur ku do të pijnë ujë kafshët e egra dhe jo vetëm. Duhet pasur parasysh efekti që ka ky HEC.
Ne do të qendrojmë të bashkuar në mbështetje të tokave dhe pronave tona. Edhe shteti mbrohet nga sulmuesit e jashtëm! Ne do të mbrohemi për fëmijët tanë”, tha njëri prej tyre.
Disa grupe të errëta në bashkëpunim me pushtetarë duan të na vjedhun pasurinë tonë më të çmuar, ujin. Pa të nuk ka jetë. Duan të na lënë si peshku në rërë, të braktisim vendbanimet tona. Po na kërcënojnë”, tha një tjetër.
Marrë nga Balkanweb.com