KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mbi 200 mijë euro borxh ndaj OSSH-së, kompania Fuente Dynamics sfidon shtetin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Mbi 200 mijë euro borxh ndaj OSSH-së, kompania Fuente Dynamics sfidon shtetin
AktualeAnalizeKorrupsionKryesoreSociale

Mbi 200 mijë euro borxh ndaj OSSH-së, kompania Fuente Dynamics sfidon shtetin

Përditësimi i fundit: 2 Maj, 2025 12:06 pm
483 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Çdo qytetar i zakonshëm, përfshirë edhe institucionet shtetërore nuk do të toleroheshin nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, më shumë se 30 apo 60 ditë pa i ndërprerë dritat nëse nuk paguante faturën.

Që kur mazhoranca socialiste erdhi në pushtet, debitorët e energjisë elektrike u kërcënuan me burgim në rast se nuk do të shlyenin faturat. Nuk munguan rastet e arrestimeve e deri te vetëflijimet për shkak të pamundësisë për të paguar faturat e energjisë së konsumuar.

Por shteti, që tregohet agresiv me qytetarët e zakonshëm dhe përdor policinë, dhunën e prangat, ka zgjedhur të jetë i përulur përballë një biznesi me fitime milionëshe e borxhli tek arka e pasurisë kombëtare (energjisë elektrike).

Në redaksinë e weblajm.com ka mbërritur një denoncim mbi kompaninë e huaj, me filial në Shqipëri, Future Energy Trading and Exchange Dynamics sh.p.k., e cila i detyrohet shtetit afro 220 mijë euro.

Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike (OST) i është drejtuar kompanisë në administrim të biznesmenit Admir Bytyçi më datë 18 prill me shkresë:


Operatori i Sistemit të Transmetimit – Nr. 2246 prot.
Departamenti i Tregut – Drejtoria e Shërbimeve të Tregut
Tiranë, më 18.04.2025

Lënda: Njoftim për pezullim si Palë Përgjegjëse Balancuese në Tregun Shqiptar të Balancimit
Drejtuar: FUTURE ENERGY TRADING AND EXCHANGE DYNAMICS sh.p.k.
Adresa: Rr. Bilal Golemi, Nd. 28, Hyrja 7, Ap. 14, Njësia Adm. Nr. 5, 1019, Tiranë
Për dijeni: Enti Rregullator i Energjisë (ERE)

Të nderuar zotërinj,

Në zbatim të “Rregullave të Tregut Shqiptar të Balancimit të Energjisë Elektrike”, të miratuara me Vendimin e ERE nr. 106, datë 02.07.2020, ju bëjmë me dije se kompania Future Energy Trading and Exchange Dynamics rezulton në mospërputhje me dispozitat e këtyre rregullave, si dhe të marrëveshjes si Palë Përgjegjëse Balancuese.

Nëse kompania nuk përgjigjet brenda 15 ditëve pas marrjes së njoftimit ose nuk ndërmerr masat përkatëse, OST sh.a. mund të pezullojë marrëveshjen për një periudhë 30-ditore.

Në këtë rast, kompania humbet të drejtën e operimit në Tregun Shqiptar të Balancimit dhe të nominimeve në platformën përkatëse.

Nëse pas pezullimit rivendoset përputhshmëria, atëherë pezullimi anulohet; në të kundërt, marrëveshja përfundon.

Ndërkohë që OST dhe OSSH janë në dijeni të borxhit të pashlyer, kompania që operon në një treg miliona-eurosh nuk ka reaguar as pas 15 ditësh. Heshtja e saj faktohet nga një tjetër dokument i datës 30 prill 2025, ku renditet borxhi për muajt janar, shkurt dhe mars 2025.

Njoftim i OSSH SH.A.:

Sipas nenit 7, pika 7 të Marrëveshjes për Shërbimin e Shpërndarjes, “Furnizuesi do të shlyejë tërësisht faturën jo më vonë se dita e fundit e muajit pasardhës nga data e lëshimit të faturës”.

Gjendja e faturave:

Nr. Muaji Data Fatura nr. Shuma (lekë) Statusi
1 Janar 2025 05.02.2025 116/2025 7,973,075.93 Pa likuiduar
2 Shkurt 2025 04.03.2025 144/2025 7,128,715.96 Pa likuiduar
3 Mars 2025 03.04.2025 230/2025 7,185,742.76 Pa likuiduar
22,287,534.65 Pa likuiduar

Kompania ka nisur aktivitetin në Shqipëri në vitin 2022 dhe ushtron tregti me energji elektrike dhe furnizon konsumatorët fundorë me objekt të saj “Tregtia e energjise elektrike dhe furnizimi me energji elektrike i konsumatoreve fundore”.

 

Marrë nga Weblajm.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shpëtohen dy shqiptarë të marrë peng në Ekuador
Artikulli tjetër Doshi akuza të rënda Benet Becit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump
Fokus Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.