KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rumani, ultranacionalisti Simion përballë të moderuarit Dan, në balotazhin presidencial
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Rumani, ultranacionalisti Simion përballë të moderuarit Dan, në balotazhin presidencial
AktualePolitikeRajoni

Rumani, ultranacionalisti Simion përballë të moderuarit Dan, në balotazhin presidencial

Përditësimi i fundit: 5 Maj, 2025 8:25 am
286 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ultranacionalisti George Simion siguroi një fitore solide në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, por ai nuk arriti të marrë shumicën e nevojshme për të shmangur një përballje balotazhi me prefektin e Bukureshtit, Nicusor Dan.

Pas numërimit të të gjitha fletëvotimeve në mëngjesin e 5 majit, Simion, udhëheqës 38-vjeçar i partisë AUR, doli i pari me 40.96 për qind, apo 3.860,000 vota, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Rumanisë.

Dan, 55-vjeçar, i konsideruar politikan i moderuar, kaloi Crin Antonescun, pjesëtar i koalicionit qeverisës të vendit, për të zënë vendin e dytë, i ndihmuar nga votat nga diaspora.

Dan mori 20.99 për qind të votave, kurse Antonescu 20.07 për qind.

Rreth 973.000 njerëz votuan në diasporë, treguan të dhënat.

Simion doli i pari edhe me votat nga diaspora. Ai mori 61 për qind të tyre, i ndjekur nga Dan me 26 për qind dhe Antonescu me 6.8 për qind.

“Jemi në rundin e dytë. Faleminderit”, shkroi Dan në faqen e tij në Facebook.

Anketat pas votimit kishin sugjeruar rezultate të ngjashme të përgjithshme, ndonëse ato i jepnin Simionit një epërsi më të vogël.

“Mendoj se është rezultat i pakthyeshëm, siç qëndrojnë gjërat”, tha Antonescu, pasi u kalua nga Dan. “Unë prezantova një program; vendimi i popullit rumun ishte ndryshe”.

“Votat janë të qarta – qytetarët folën. Më vjen keq. Po i jap fund kësaj përpjekjeje, mendoj, me kokën lart”, u shpreh ai.

Antonescu nuk u deklarua se kë e pëlqen për rundin e dytë të zgjedhjeve. “Nuk kam rekomandime”, tha ai, teksa nxiti votuesit “të mendojnë vetë se idetë e cilit kandidat janë në përputhje me ato të cilat unë i kam prezantuar”.

Simion u tha mbështetësve të tij, përmes videolidhjes, gjatë natës, se “së bashku shkruam historinë!”.

“Po i afrohemi një rezultati të jashtëzakonshëm, përtej atij që po e paraqesin televizionet [kryesore]… të cilat dinë vetëm të nxisin përçarje me arrogancë, të helmojnë, të shtrembërojnë gjithçka e të përhapin gënjeshtra”, u shpreh ai.

Zgjedhjet u përcollën me interesim edhe jashtë Rumanisë, pjesërisht për faktin që Simion bëri deklarata kontroverse me pretendimet për pjesë të territoreve ukrainase dhe moldaviane, si dhe me vënien në pikëpyetje të ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Ai, po ashtu, kritikoi pushtimin e vazhdueshëm rus të Ukrainës.

Nëntorin e kaluar, Calin Georgescu, nacionalist prorus, i konsideruar si kandidat pa përvojë, arriti një fitore të befasishme në rundin e parë të votimit.

Megjithatë, autoritetet anuluan rezultatet, mes akuzave për fushatë ruse të ndikimit për të shtyrë përpara kandidaturën e tij. Georgescut iu ndalua pjesëmarrja në zgjedhjet e reja, dhe u vunë një varg rregullash të reja për përsëritjen e votimit, më 4 maj.

Anulimi i zgjedhjeve tërhoqi kritika jashtë Rumanisë, përfshirë nga nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, J.D. Vance, i cili akuzoi zyrtarët se vepruan mbi “trysni të madhe dhe të dyshimtë nga fqinjët kontinentalë”.

Simion ka përqafuar publikisht një pjesë të retorikës së presidentit amerikan, Donald Trump, dhe të lëvizjes së tij.

Balotazhi presidencial mes Simionit dhe Danit do të mbahet më 18 maj.

Para zgjedhjeve, shumica e vëzhguesve janë shprehur se Simion do ta ketë të vështirë ta fitojë rundin e dytë, veçanërisht nëse Dan apo Antonescu dalin në vendin e dytë.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosovë, kuvendi mblidhet për të 11-tën herë për konstituimin
Artikulli tjetër Dy të vdekur, 31 të lënduar në një aksident trafiku në Kroaci

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.