Këngëtari i njohur grek, Christos Mastoras, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shpjegon arsyet që e shtynë të këndonte në Himarë, në rrethana të veçanta dhe reagime të forta. Ndër të tjera, ai pranon se ra viktimë e mashtrimit pasi kishte marrë garanci se eventi nuk do të kishte nuanca politike, të cilat në fund të fundit nuk u mbajtën pasi eventi u hap nga vetë kryeministri shqiptar Edi Rama, me praninë e të gjithë kandidatëve për deputetë nga prefektura e Vlorës.
Më poshtë është përmbajtja e postimit:
Unë këndoj sepse është e gjitha që di dhe mund të bëj për t’u ofruar sadopak qenieve të mia njerëzore. Për të qetësuar plagët e botës, për ta shoqëruar atë në kohë të mira dhe të këqija, dhe për të ndjerë sikur i përkas asaj.
Pas presionit dhe garancive, pranova të luaja për hapjen e sezonit veror të Himarës, me kusht që honorari im të shkonte për Estia Dropolis, puna e së cilës është e jashtëzakonshme dhe prekëse, dhe për Spitalin e Fëmijëve të Tiranës, ku u shtrova kur isha 18 muajsh dhe mjekët atje luftuan me zell për të më shpëtuar jetën.
Më vjen keq të vërej se garancitë se nuk ka motivim politik ishin karrem që, si një budalla, i mora. E gjeta veten të poshtëruar dhe të akuzuar në një lojë politike, ku bota për të cilën këndoj është humbësja…
Marrë nga Himara.gr