KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vance e Rubio kritikojnë ashpër shpalljen e AfD-së parti të ekstremit të djathtë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Vance e Rubio kritikojnë ashpër shpalljen e AfD-së parti të ekstremit të djathtë
AktualeBotaKomentPolitike

Vance e Rubio kritikojnë ashpër shpalljen e AfD-së parti të ekstremit të djathtë

Përditësimi i fundit: 6 Maj, 2025 12:28 pm
261 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance dhe Sekretari i Shtetit Rubio kritikuan ashpër Gjermaninë për trajtimin që Berlini zyrtrar i bën partisë së djathtë AfD. Vance e krahasoi shpalljen e AfD-së si parti e ekstremit të djathtë është njësoj si rindërtimi i Murit të Berlinit.

Të premten, shërbimi sekret gjerman, BfV, e klasifikoi AfD-në si organizatë “ekstremiste”, duke përmendur “deklarata ksenofobike, antiemigrante dhe antimuslimane të bëra nga zyrtarë kryesorë të partisë”. Ky përcaktim i mundëson policisë të mbikëqyrë nga afër veprimtaritë e partisë.

“AfD-ja është partia më popullore në Gjermani dhe deri tani më përfaqësuesja e Gjermanisë Lindore. Tani burokratët përpiqen ta shkatërrojnë atë,” shkroi Vance në X.

“Perëndimi shembi Murin e Berlinit. Dhe ai është rindërtuar – jo nga sovjetikët apo rusët, por nga struktura gjermane,” shtoi ai.

Ndërkohë Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio e kritikoi ashpër Berlinin për përcaktimin e Alternativës për Gjermaninë (AfD), partinë më popullore në vend sipas sondazheve të fundit, si “ekstremiste”. Këto veprime nuk kanë asnjë lidhje me demokracinë, ka paralajmëruar ai.

“Gjermania sapo i dha agjencisë së saj të spiunazhit kompetenca të reja për të survejuar opozitën,” shkroi Rubio në X të premten.

“Kjo nuk është demokraci – është tirani e maskuar.”

Duke shpjeguar masën, agjencia sekrete përmendi “natyrën ekstremiste të partisë, e cila shpërfill dinjitetin njerëzor”.

“Ajo që është me të vërtetë ekstremiste nuk është AfD-ja popullore por politikat vdekjeprurëse të emigracionit të hapur që AfD kundërshton,” argumentoi Rubio, duke i bërë thirrje Berlinit të “ndryshojë kursin e tij”.

Partia ka gëzuar mbështetjen e Uashingtonit që kur presidenti amerikan Donald Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë për mandatin e tij të dytë.

Bashkëudhëheqësja e partisë, Alice Weidel, akuzoi qeverinë për përpjekje për të shuar disidencën. “Meqenëse AfD është partia më e fortë në sondazhe tani, ata duan të shtypin opozitën dhe lirinë e fjalës,” shkroi ajo në X.

AfD u themelua në vitin 2013 si një reagim ndaj trajtimit të krizës së borxhit të eurozonës nga Gjermania. Që atëherë ajo ka zhvendosur fokusin në kërkesën e ligjeve më të rrepta të emigracionit dhe azilit dhe në kundërshtimin e “axhendës ëoke”. Partia është gjithashtu kritike ndaj NATO-s dhe ka organizuar protesta kundër dërgimit të armëve në Ukrainë.

AfD përfundoi e dyta në zgjedhjet federale në shkurt, duke fituar 152 vende në Bundestagun me 630 vende. Muajin e kaluar, ajo kryesoi sondazhet për herë të parë, me 26% mbështetje.

AfD është përfshirë në polemika, pasi disa anëtarë kanë pasur lidhje me grupet e djathta ose kanë përdorur slogane të lidhura me Gjermaninë naziste.

 

Marrë nga CNN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm GJKKO konfirmon akuzat e Gaz Bardhit, rrëzon padinë për shpifje të Ballukut
Artikulli tjetër Ndahen çmimet “Pulitzer 2025”, triumfojnë mediat e urryera nga Trump

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.