KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sektori bankar fitoi 83 milionë euro në 3-mujorin e parë 2025
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Sektori bankar fitoi 83 milionë euro në 3-mujorin e parë 2025
AktualeAnalizeFinanceKryesore

Sektori bankar fitoi 83 milionë euro në 3-mujorin e parë 2025

Përditësimi i fundit: 7 Maj, 2025 1:07 pm
367 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

8.3 miliardë lekë ose rreth 83 milionë euro rezulton të jetë fitimi i sektorit bankar në 3-mujorin e parë të vitit 2025, në rënie me rreth 15.1%, ose 1.48 miliardë lekë, krahasuar me të njëjtin 3-mujor të vitit të kaluar. Krahasuar me 3-mujorin paraardhës, që rezulton i fundit i vitit 2024, ka një përmirësim të fitim të sektorit bankar, me 324 milionë lekë, ose 3.9% më shumë.

Referuar të dhënave të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), Banka Kombëtare Tregtare vijon të jetë banka me fitimet më të mëdha në tregun bankar, me afro 25% të fitimeve të të gjithë sektorit. Këto fitime vijnë kryesisht si pasojë e vlerës së lartë të aseteve të kësaj banke, të investuara kryesisht në bono thesari të Qeverisë. Në 3-mujorin e parë, BKT ka fituar 2.3 miliardë lekë.

Në vend të dytë është banka e tretë më e madhe për vlerë asetesh, Raiffeisen Bank, e cila ka gjeneruar 2 miliardë lekë fitim në 3-mujorin e parë, por me një portofol shumë më të balancuar, mes portofolit të kredive dhe atij të investimeve në Bono thesari, respektivisht 133 miliardë lekë kredi dhe afro 107 miliardë lekë investime në titujt e Qeverisë.

Në vend të tretë sa i përket fitimeve të sektorit bankar qëndron OTP Bank Albania, e cila ka përfituar 1.16 miliardë lekë fitime në 3-mujorin e tretë 2025. OTP, ndryshe nga BKT, është një bankë shumë më e orientuar në kreditim, sesa në investime në titujt e Qeverisë Shqiptare, ku në fund të marsit 2025 rezulton me një portofol kredie prej 110 miliardë lekë, përkundrej rreth 40 miliardë lekëve të investuara në Bono Thesari. Në këtë mënyrë, OTP ka konsoliduar pozitat si banka e tretë më e madhe në vend sa i përket kreditimit, pas Credins dhe Raiffeisen.

Në vend të katërt sa i përket fitimeve renditet Intesa Sanpaolo Bank Albania, me rreth 758 milionë lekë fitime në 3-mujorin e parë 2025, ndjekur nga Tirana Banka me 666 milionë lekë fitime për periudhën. Më tej në renditje ndjekin ABI, Credins, Union Bank, Fibank, ndërkohë që Procredit e ka mbyllur 3-mujorin me vetëm 2.2 milionë lekë fitim, ndërsa UBA Bank është e vetmja që ka dalë me humbje, në vlerën e 198 milionë lekëve për 3-mujorin e parë.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Investimi” që filloi me pushtim prone dhe përfundoi me titull strategjik
Artikulli tjetër Tranzicioni i gjelbër rrezikon 2.8 milionë punëtorë në Ballkanin Perëndimor

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.