KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rikthehen protestat kundër Aeroportit të Vlorës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Rikthehen protestat kundër Aeroportit të Vlorës
AktualeAnalizeKryesoreSociale

Rikthehen protestat kundër Aeroportit të Vlorës

Përditësimi i fundit: 8 Maj, 2025 10:31 am
199 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Aktivistë mjedisorë dhe qytetarë protestuan sot para Gjykatës së Lartë për zvarritjen e procesit gjyqësor në lidhje me Aeroportin e Vlorës. Prej më shumë se një viti kjo gjykatë nuk ka zbardhur vendimin për rikthimin e çështjes për gjykim në Gjykatën e Apelit, zvarritje që sipas aktivistëve ka favorizuar vijimin e punimeve në zonën e mbrojtur.

Protesta, e thirrur nga qendra “Për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit natyror në Shqipëri” (PPNEA), vjen një ditë para se në Aeroportin e Vlorës të zhvillohet një fluturim testues për pistën.

“Nesër do të zhvillohet një farsë ku do të ulet një avion për ‘show’, si ato ‘show’-të që jemi mësuar tashmë prej disa vitesh. Nesër do zhvillohet një farsë e mosdëgjimit,” tha Aleksandër Trajce, Drejtori ekzekutiv i PPNEA-së.

Aktivistët pretendojnë se Gjykata e Lartë e ka vonuar qëllimisht procesin për të lehtësuar përfundimin e punimeve të aeroportit, që përkon edhe me periudhë zgjedhore. Vetë ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjetikës, Belinda Balluku, është shprehur se me datë 8 maj do të realizohet ulja e parë provë në pistën e aeroportit.

Në një përgjigje me shkrim, Gjykata e Lartë tha për Citizens.al se vendimi nuk është zbardhur për shkak të ngarkesës.

“[Duke]… marrë në konsideratë ngarkesën e gjyqtares relatore [Arbena Ahmeti], aktualisht jemi në pritje të përfundimit të arsyetimit të tij. Sapo të përfundojë, Gjykata do ta publikojë vendimin në përputhje me procedurat e parashikuara,” tha Ida Vodica-Laska nga Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun në Gjykatën e Lartë.

“Gjykata e Lartë është e vetëdijshme për rëndësinë e çështjes dhe sikundër për çdo rast tjetër, garanton trajtimin e saj në përputhje me përgjegjësinë institucionale,” theksoi Vodica-Laska.

Trajçe tha se protesta po zhvillohet në dyert e gjykatës dhe jo në aeroport sepse reagimi për zhbllokimin e çështjes në terma gjyqësor pritet nga ky institucion.

“Ne kemi të gjithë të drejtën, të besojmë që njësoj si autoritetet, gjykatat po zgjedhin vetë si të sillen me këtë çështje,” tha Zydjon Vorpsi, menaxher projekti pranë PPNEA.

Projekti është kundërshtuar nga organizata dhe konventa ndërkombëtare si ajo e Bernës, e cila është shprehur tre herë kundër ndërtimit të aeroportit në zonë të mbrojtur.

“Ne po flasim këtu edhe për kafshët, për ato që nuk kanë zë të flasin. Ato nuk kanë zë të protestojnë, që po i merret toka, po i merret shtëpia e tyre, ushqimi i tyre etj-etj. Mos duhet të presim sa të zhduken këto kafshë dhe pastaj të jepet vendimi!” u shpreh Xhemal Xherri.

Aeroporti i Vlorës prek zonën Vjosë-Nartë që sipas ligjit 81/2017 ka statusin “Peizazh i Mbrojtur”, kategoria e pestë.

Më 26 nëntor të vitit 2022 u mor vendimi i ndryshimit të sipërfaqes së kësaj zone dhe krijimi i një zonë të re, të quajtur “Peizazh i Mbrojtur Pishë Poro-Nartë”, një territor i krijuar nga bashkimi i dy njësive të mëparshme: Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë dhe Rezervat Natyror i Menaxhuar/Park Natyror Pishë Poro. Një territor prej 310 ha u hoq nga zona e mbrojtur.

Laguna e Nartës dhe zonat rreth saj, përbëjnë një sipërfaqe prej 19 mijë hektarësh, çka e bën zonën më të madhe dhe të rëndësishme për ekosistemit e ligatinave jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë zonën e Mesdheut, e njohur si një zonë kyçe e biodiversitetit ku janë vënë re mbi 200 lloje shpendësh, si pelikani e flamengo.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Barazia gjinore në programet politike: Angazhim real apo premtim elektoral?
Artikulli tjetër SPAK “zbarkon” për krimet zgjedhore në Shkodër

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump
Fokus Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.