KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Falen të gjitha gjobat e 10 viteve të fundit dy ditë përpara zgjedhjeve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Falen të gjitha gjobat e 10 viteve të fundit dy ditë përpara zgjedhjeve
AktualeFinanceOpinionSociale

Falen të gjitha gjobat e 10 viteve të fundit dy ditë përpara zgjedhjeve

Përditësimi i fundit: 12 Maj, 2025 10:15 am
264 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Qeveria shqiptare ka vendosur në fundjavë, më 9 maj të falë gjobat dhe masat administrative të vendosura ndaj qytetarëve, gjatë këtyre 10 viteve të fundit. Mbledhja e Këshillit të Ministrave miratoi vendimin dy ditë para datës finale të zgjedhjeve parlamentare, ndërkohë që do të shfuqizohen të gjitha masat administrative të regjistruara nga data 1 janar 2015 e deri më 30 nëntor 2024.

Sipas vendimit, institucionet e ngarkuara me këtë detyrë janë Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Policia Bashkiake dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore. Këto institucione kanë kohë deri në 30 ditë nga hyrja në fuqi të vendimit, për të përgatitur listat e masave të shfuqizuara.

Më pas, sipas vendimit të miratuar, këto të fundit duhet të shkojnë në organin tatimor lokal që të hiqen nga regjistrat. Në rast se nuk hiqen nga sistemi, individët ose subjektet mund të paraqesin kërkesë për korrigjim. Nëse përsëri kjo kërkesë refuzohet, subjekti ka të drejtë ta ankimojë në gjykatë.

“Struktura përgjegjëse verifikon pretendimet në kërkesë dhe, nëse plotësohen kriteret e parashikuara në ligjin nr.127/2024e në këtë vendim, procedon sipas pikave 3 dhe 4, të këtij vendimi. Në rast se nuk plotësohen kriteret për shfuqizimin e masës, sipas ligjit dhe këtij vendimi, struktura përgjegjëse njofton brenda 5 (pesë) ditëve individin dhe/ose personin fizik apo juridik për refuzimin e kërkesës për heqje/fshirje nga sistemi, duke parashtruar edhe arsyet përkatëse. Kundër vendimit për refuzimin e heqjes/fshirjes së masës administrative subjekti ka të drejtën e ankimit në gjykatë”, thuhet më tej.

Kush përfiton e kush jo

Nga ky vendim mund të përfitojnë individë të cilët, kanë ndërtuar subjekte pa leje, për qëllime banimi ose qëllime bujqësore apo blegtorale në zona rurale. Po ashtu, edhe ata që kanë zhvilluar aktivitete bujqësore apo blegtorale pa leje në zona rurale, dhe ata individë të cilët kanë shkelur rregullat gjatë kohës së pandemisë së Covid-19.

Nga ana tjetër, jo të gjitha gjobat dhe masat administrative do të falen. Vendimi i Këshillit të Ministrave ka kërkuar që këto gjoba të hiqen nga sistemi, duhet të plotësojnë disa kritere.

Në vijim të miratimit, procedurat që i janë kërkuar Inspektoriatit të Kontrollit të Mbrojtjes së Territorit dhe të institucioneve të tjera janë që duhet të verifikojnë dokumentacionin e individit, i cili kërkon t’i falet gjoba e ndërtimit apo aktivitetit pa leje. Kjo bëhet për të siguruar që tipologjia e ndërtimit të përputhet me kriteret për shfuqizimin.

Në rast se ky dokumentacion provues mungon, sipas vendimit, kërkohet një akt ekspertimi nga tre ekspertë të licensuar ose një komision i posaçëm. Këshilli i Ministrave i ka vendosur dhe organeve të tjera si Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektorati Shëndetësor, të njëjtat ndjekje procedure të ngjashme me IKMT-në për përgatitjen e listave dhe miratimin e tyre.

Sa i përket përballjes buxhetore, VKM-ja thotë se përballohet nga secili institucion të përmendur pak më sipër.

“Shpenzimet administrative për realizimin e procesit të heqjes/fshirjes së masave administrative të paekzekutuara dhe të shfuqizuara me ligjin nr.127/2024, të kryera sipas këtij vendimi, përballohen nga secili institucion”, thuhet në pikën e fundit të vendimit të Këshillit të Ministrave.

Kjo nuk është hera e parë që propozohet falja e gjobave. Në dhjetor të vitit të kaluar, kjo temë ka ngjallur debat në Kuvend, pas propozimit nga 35 anëtarë të grupit parlamentar i Partisë Socialiste. Nga ana tjetër, Partia Demokratike nuk ka rënë dakord me këtë projektligj të socialistëve.

Disa ditë më vonë, ishte po prapë Partia Demokratike e cila e pranoi si projektligj, me kusht që zgjeroheshin më shumë kategoritë përfituese. Sipas atyre, u kërkuar zgjerimi për një lehtësim në barrën ekonomike për qytetarët dhe bizneset e gjobitura.

 

Marre nga Shteg.org

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zgjedhjet e 11 Majit: Midis utopive politike dhe realitetit të ftohtë të pjesëmarrjes
Artikulli tjetër Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.