KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shkup: Aleanca për Shqiptarët braktis qeverinë e koalicionit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shkup: Aleanca për Shqiptarët braktis qeverinë e koalicionit
AktualeKomentPolitikeRajoni

Shkup: Aleanca për Shqiptarët braktis qeverinë e koalicionit

Përditësimi i fundit: 14 Maj, 2025 8:09 am
258 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, njoftoi pas takimit të zhvilluar me strukturat më të larta të partisë se ASH-ja ka vendosur të kalojë në opozitë.

“Vendosëm të kalojmë në opozitë. Kemi vendosur të kthehemi tek qytetari.” deklaroi Taravari, duke theksuar se prioritet i tyre tashmë do të jetë rikthimi i besimit të qytetarëve. Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, tha se pas një debati të gjatë, partia ka vendosur të përgatitet për zgjedhjet lokale të nëntorit. Ai pranoi se ndryshimi që iu premtua qytetarëve në zgjedhjet e fundit parlamentare nuk u realizua, duke theksuar se bashkëqeverisja e koalicionit aktual qeveritar ishte më shumë një zëvendësim sesa një transformim i vërtetë.

“Kur mungon besimi dhe kur shfaqen teori konspirative në koalicion, nuk mund të jemi pjesë e kësaj. U kërkojmë ndjesë qytetarëve për gabimet tona, por tani jemi të përgatitur për një fitore të madhe në zgjedhjet lokale,” deklaroi Taravari.

Arsyet për largimin nga qeveria

Ai përmendi si arsye për largimin nga qeveria edhe dështimin për të miratuar ligjin për përfaqësim të drejtë të shqiptarëve në administratën shtetrore, margjinalizimin e shqiptarëve në administratë dhe punësimet disproporcionale në favor të maqedonasve. Taravari shpjegoi gjithashtu se vendimi i ASH-së për të dalë me lista të veçanta për këshilltarë në zgjedhjet lokale nuk gjeti mirëkuptim nga partnerët e tjerë të koalicionit VLEN.

Taravari theksoi se vendimi për largim nga qeveria ishte i koordinuar dhe i qëndrueshëm, dhe se funksionarët e ASH-së janë në dorëheqje dhe do të largohen sapo të emërohen pasuesit e tyre. Ai i mohoi zërat për marrëveshje me BDI-në opozitare për zgjedhjet lokale dhe i cilësoi ato si teori konspirative. Pesë deputetët e ASH-së do të funksionojnë si një grup parlamentar i pavarur, duke e lënë koalicionin VLEN me vetëm 9 deputetë.

Arifi: Shkelje e besimit dhe frymës së ndryshimit

Vendimi i liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për të tërhequr partinë nga qeveria ka nxitur reagime të ashpra brenda vetë partisë. Njëri nga themeluesit dhe anëtari i Kryesisë Qendrore të ASH-së, Latif Arifi, ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimi, duke e cilësuar atë si një akt të papërgjegjshëm dhe në kundërshtim me vullnetin e elektoratit.

“Vendimi i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, dhe një rrethi të ngushtë individësh, për ta larguar partinë nga qeveria dhe për ta dërguar atë në përqafim të Ali Ahmetit, është një akt i papërgjegjshëm politik që shkel vullnetin e anëtarësisë së gjerë të partisë dhe besimin e mijërave qytetarëve që votuan për ndryshim”, tha Latif Arifi.

Mexhiti: Taravari nuk solli ndryshim

Reagimi i partnerëve të koalicionit qeveritar pas vendimit të ASH-së për të braktisur qeverinë ishte i menjëhershëm. Izet Mexhiti kryetar i Lëvizjes Demokratike si dhe zëvendëskryeministër e akuzoi Taravarin se ka penguar ndryshimin dhe se ka dëshpëruar çdo shqiptar jo vetëm anëtarë të ASH-së.

“Ti nuk solle ndryshimin por e pengove atë, ti nuk po kthehesh tek populli, por po kthehesh tek lista e zezë.Ti nuk po e braktis qeverinë, ti e tradhëtove atë. Ti nuk je heroi i kësaj historie, por je dëshprim i çdo shqiptari”, u shpreh zëvendëskryeministri Izet Mexhiti. Sipas tij VLEN vazhdon rrugën e ndryshimit.

Kritikohet lidhja me BDI-në

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, që është pjesë e koalicionit VLEN u ka bërë thirje aktivistëve të ASH-së që të mos ndjekin rrugën që të dërgon te Ali Ahmeti.

“Na dhimbset votuesi i ASH-së i cili pa të drejtë sot prej liderit të tyre Arben Taravari është vënë në pozitë që t’i shërbejë BDI-së”, tha Ibrahimi.

Nënkryetarja e partisë ZNAM, Vesna Bendevska, parti kjo që bënë pjesë në koalicionin aktual qeveritar tha se për partinë e saj është e papranueshme që të qëndrojnë në të njëjtën qeveri me ASH-në e Taravarit që po bën marrëveshje me BDI-në opozitare për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.

Kryeministri Hristijan Mickovski është shprehur disa herë publikisht se me apo pa ASH-në e Taravarit qeveria e tij do të jetë stabile dhe funksionale.

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?
Artikulli tjetër Votat e Greqisë u lanë mënjanë, KAS pranon ankimimin e PS, shpall të pavlefshëm vendimin e Celibashit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.