KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Të burgosurve iu morën ID-të para zgjedhjeve të 11 majit, me kërcënime
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Të burgosurve iu morën ID-të para zgjedhjeve të 11 majit, me kërcënime
AktualeFokusKryesorePolitike

Të burgosurve iu morën ID-të para zgjedhjeve të 11 majit, me kërcënime

Përditësimi i fundit: 14 Maj, 2025 8:40 am
172 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në muret e paraburgimit të Lushnjës është afishuar një njoftim që paralajmëron të dënuarit se nëse nuk dorëzojnë kartat e identitetit apo pasaportat e skaduara për rinovim, do të penalizohen me ndalim takimesh me familjarët. Sipas këtij njoftimi, të vetmet sende që do të lejohen janë ushqimet.

Njoftimi, vetëm pak ditë para zgjedhjeve vendore të 11 majit, ngjalli reagime të forta, duke ngritur dyshime për presion institucional dhe shkelje të të drejtave themelore të të dënuarve.

Gjithashtu, duke parë edhe rezultatet e votimit në burgjet e Shqipëisë, ku të burgosurit kanë ‘votuar’ me mbi 99% Partinë Socialiste, lind dyshimi i arsyeshëm se këto karta dhe pasaporta biometrike, mund të jenë përdorur nga drejtuesit e burgjeve për të mbushur kutitë e votimeve për mazhorancën.

Në lidhje me këtë skandal, ka reaguar edhe avokati Altin Goxhaj, i cili e ka cilësuar këtë akt si “çnjerëzor dhe të papranueshëm”, duke thënë se ky është një rast i qartë presioni dhe shkeljeje të të drejtave të njeriut. “Të kërcënosh një të burgosur me ndalim takimesh me familjarët e tij për një çështje administrative siç është rinovimi i dokumenteve, është mizore dhe në kundërshtim me çdo normë ligjore dhe etike,” deklaroi Goxhaj.

Ku qëndrojnë shkeljet?

Sipas ekspertëve ligjorë dhe organizatave për të drejtat e njeriut, ky veprim bie ndesh me:

Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila garanton të drejtën për komunikim dhe vizita familjare.

Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, që mbron dinjitetin e çdo shtetasi, edhe gjatë vuajtjes së dënimit.

Ligjin për Ekzekutimin e Vendimeve Penale, i cili nuk lejon masa ndëshkuese të tilla administrative pa vendim gjyqësor apo pa parashikim të qartë ligjor.

Në kontekstin e zgjedhjeve, lind dyshimi se kjo fushatë për rinovim dokumentesh mund të ketë lidhje me procesin e votimit në burgje. Shteti ka të drejtë të përditësojë të dhënat e qytetarëve, por kjo duhet bërë me mjete ligjore dhe jo përmes presionit psikologjik.

Organizatat për të drejtat e njeriut kërkojnë hetim të menjëhershëm të rastit dhe ndërhyrje nga Avokati i Popullit dhe Ministria e Drejtësisë.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Presidenti i Këshillit Europian viziton sot Kosovën
Artikulli tjetër Denoncon PD për votën e Diasporës: KQZ nxjerr 2902 zarfe të numëruara, nga 2896 zarfe në total

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.