KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: ARD: Zgjedhjet nuk ishin të ndershme! Rama kërkon të mbajë pushtetin me mjete të padrejta, rrezikohet integrimi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > ARD: Zgjedhjet nuk ishin të ndershme! Rama kërkon të mbajë pushtetin me mjete të padrejta, rrezikohet integrimi
AktualeAnalizeKryesoreOpinionPolitike

ARD: Zgjedhjet nuk ishin të ndershme! Rama kërkon të mbajë pushtetin me mjete të padrejta, rrezikohet integrimi

Përditësimi i fundit: 14 Maj, 2025 8:50 am
193 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Televizioni publik gjerman, ARD, raporton sot se zgjedhjet në Shqipëri nuk ishin të lira dhe të ndershme. Sipas ARD, Rama kërkon të mbajë pushtetin me mjete të padrejta. Më poshtë raportimi i medias së njohur

Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, po i paraprin një mandat i katërt. Partia e tij Socialiste arriti shumicën absolute në zgjedhjet parlamentare. Që zgjedhjet nuk ishin të ndershme, këtë nuk e dyshon vetëm opozita.

Edi Rama siguron shumicën absolute në parlamentin në Tiranë. Më shumë se 80 nga 140 vende pritet të shkojnë për socialistët. Rama nuk është shprehur ende. Më zëshëm reagon kreu i opozitës, Sali Berisha. Partia e tij Demokratike doli forca e dytë më e madhe. Berisha flet për blerje votash nga qeveria. Kjo e fundit, dy ditë para zgjedhjeve, miratoi një lloj amnistie për gjoba në shkallë të gjerë: 170.000 njerëz u liruan nga pagesa e gjobave të prapambetura.

Për Berishën, kjo ishte një dhuratë elektorale: “Ju e patë vetë që dy net para zgjedhjeve u falën gjoba me vlerë 150 milionë euro. Ju mund t’i vlerësoni vetë këto zgjedhje,” tha ai. Berisha u bëri thirrje mbështetësve të tij për protesta.

OSBE: Kushte të pabarabarta

Kritika vjen edhe nga vëzhguesit e zgjedhjeve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Sipas tyre, kushtet nuk ishin të barabarta për të gjitha partitë.

Farah Karimi nga misioni i vëzhguesve të OSBE-së tha se partia në pushtet përfitoi gjerësisht nga burimet shtetërore gjatë fushatës zgjedhore dhe kështu siguroi një avantazh të padrejtë. Për më tepër, ka indikacione se është ushtruar presion mbi votuesit.

Pak informim i pavarur

Në veçanti punonjësit e administratës publike janë detyruar të votojnë për partinë në pushtet. Për të gjithë votuesit ishte gjithashtu e vështirë të informoheshin në mënyrë të pavarur përmes mediave, shton Karimi.

“Konsolidimi i sektorit mediatik, minimi i burimeve të ndryshme të informacionit dhe vetëcensura e gazetarëve, si dhe dominimi i dy partive më të mëdha në mbulim, kufizuan aftësinë e qytetarëve për të marrë një vendim të informuar,” tha Karimi.

“Rrezik për rrugën drejt Europës”

Vëzhguesit e zgjedhjeve kritikuan gjithashtu faktin që Shqipëria ka injoruar prej vitesh një sërë rekomandimesh për reforma demokratike të sistemit zgjedhor.

Eurodeputeti gjerman Michael Gahler nga CDU e konsideron këtë si një rrezik për rrugën europiane të Shqipërisë: “Ky vend nuk do t’i bashkohet Bashkimit Europian në gjendjen ku ndodhet aktualisht. Por mund të ndryshojnë shumë gjëra për mirë. Prandaj i këshilloj të gjithë aktorët të marrin seriozisht këto rekomandime,” tha Gahler.

 

Marrë nga ARD.de

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Denoncon PD për votën e Diasporës: KQZ nxjerr 2902 zarfe të numëruara, nga 2896 zarfe në total
Artikulli tjetër Trump u jep status refugjati afrikanojugorëve të bardhë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.