KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pse Elon Musk është lënë në hije nga Trump?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Pse Elon Musk është lënë në hije nga Trump?
BotaOpinionPolitike

Pse Elon Musk është lënë në hije nga Trump?

Përditësimi i fundit: 22 Maj, 2025 10:10 am
240 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në fillim të mandatit të dytë të presidentit amerikan Donald Trump, një nga figurat më të zëshme të administratës ishte njeriu më i pasur në botë – Elon Musk.

Musk u emërua në krye të Departamentit për Efiçiencë Qeveritare (DOGE), mori pjesë në mbledhjet e kabinetit, udhëtoi me Trumpin me Air Force One dhe shpesh u lavdërua nga presidenti për punën e tij. Por që nga fillimi i muajit prill, fjalët e Trumpit për Muskun janë “zhdukur”.

Sipas një analize të Politico, gjatë muajve shkurt dhe mars, Trumpi përmendte Muskun mesatarisht katër herë në javë në rrjetin e tij Truth Social. Që nga prilli, nuk e ka përmendur asnjëherë. Edhe ekipi i tij për mbledhjen e fondeve nuk e përfshin më Muskun në komunikimet publike.

Kjo nuk do të thotë se mes tyre ka ndodhur përçarje – dyshja ende komunikon dhe Musku madje shoqëroi Trumpin në udhëtimin e fundit në Lindjen e Mesme – por duket se bëhet fjalë për vendim pragmatik të Partisë Republikane.

Popullariteti i Muskut ka rënë dukshëm në mesin e votuesve amerikanë, për dallim nga Trumpi që ka ende mbështetje të fuqishme brenda bazës republikane. Humbja e një beteje zgjedhore për Gjykatën Supreme të Wisconsinit, ku Musku ishte i përfshirë si donator, ka qenë sinjal alarmi për republikanët.

“Është mbaruar puna me të, njerëzit nuk e duan. Erdhi në Wisconsin, vendosi një kapelë të çuditshme dhe u soll si fëmijë. Mendoi se mund të blejë vota. Nuk funksionon kështu”, ka thënë një zyrtar republikan në mënyrë anonime për Politico.

Për më tepër, prioritetet aktuale të administratës si politika doganore dhe buxheti, e kanë zbehur rolin e DOGE. Ndërsa disa republikanë ende e lavdërojnë Muskun kur pyeten drejtpërdrejt, të tjerët thonë se për partinë do të ishte më mirë që ai të qëndrojë në prapaskenë.

Heshtje nga Shtëpia e Bardhë

Që nga prilli, as vetë Trumpi dhe as këshilltarët e tij më të afërt nuk e kanë përmendur më Muskun. Edhe në mesazhet për donatorët, emri i tij është zhdukur.

Kur një gazetar e pyeti zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë nëse Musku shihet si barrë politike, ajo nuk e përmendi fare në përgjigje:

“Misioni i DOGE për të reduktuar shpërdorimin, mashtrimet dhe abuzimet do të vazhdojë. Punonjësit e DOGE do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me administratën e presidentit Trump për të rritur efikasitetin e qeverisë”, ka thënë Karoline Leavitt.

Problem për demokratët

Edhe pse largimi i Muskut nga skena publike i leverdis republikanëve, për demokratët ai paraqet një problem. Strategjia e tyre ka qenë të lidhin kandidatët republikanë me Muskun si figurë polarizuese. Edhe në zgjedhjet e Wisconsinit, kjo u përdor si taktikë. Por nëse Musku qëndron në hije, kjo strategji mund të zbehet.

Por demokratët mund të kenë shpresë pasi ndikimi i Muskut është ende i pranishëm: ai ishte pjesë e delegacionit të Trumpit në Arabinë Saudite javën e kaluar dhe foli në një forum investimesh. Ai mbetet figura që formësoi qasjen e DOGE, pavarësisht nëse zyrtarisht do të largohet nga drejtimi i këtij departamenti në fund të majit.

“Problemi kurrë nuk ishte vetëm Elon Musk, por ideologjia e tij”, ka deklaruar demokrati Jesse Ferguson. “Ai është autor i shumë prej strategjive që kanë sjellë dëme reale në partneritet me Trumpin”.

“Publiku mbështet idenë e eliminimit të shpërdorimeve në Washington, por jo mënyrën si Musku e shfaq këtë. Roli i tij ishte i rëndësishëm, por retorika e tij e dëmtoi më shumë se ndihmoi”, u shpreh republikani Frank Luntz.

 

Marrë nga Politico.eu

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Turkut Veysel Sahin i bllokohen 500 mln USD, në Shqipëri operon në Call Centera

Përbindëshi Albanian Digital Solution/ Më keq se AKSHI

Gara pa rivalë e Berishës për drejtimin e PD-së rrezikon ta fundosë politikisht partinë

Shtrenjtimi i naftës dhe plehrave kimikë ‘goditje’ për bujqësinë

KORRIDORI I TETE DHE LUFTA PËR ENERGJINË

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Britania me plan për tredhjen e pedofilëve e përdhunuesve
Artikulli tjetër Trumpi akuzon Afrikën e Jugut për gjenocid

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Parku i Karavastasë/ Rama-Balluku kontrata klienteliste
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Maj, 2026
Rama lëshon disa nga agjencitë, por ruan MIA-n
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 21 Maj, 2026
Rastet e “vetëgjyqësisë” u rritën me 34% në vitin 2025
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Maj, 2026
Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 2026-2027
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.