KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trumpi akuzon Afrikën e Jugut për gjenocid
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trumpi akuzon Afrikën e Jugut për gjenocid
AktualeBotaKomentPolitike

Trumpi akuzon Afrikën e Jugut për gjenocid

Përditësimi i fundit: 22 Maj, 2025 10:21 am
254 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është përplasur me homologun e tij, jugafrikan, Cyril Ramaphosa, të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, rreth disa çështjeve të diskutueshme prej të cilave burojnë mosmarrëveshjet mes vendeve, përfshirë pretendimet e Trumpit për “gjenocid ndaj të bardhëve” në Afrikën e Jugut.

Ramaphosa i ka kundërshtuar pretendimet se të bardhët janë të shënjestruar në mënyrë joproporcionale. Sipas tij, normat e vrasjeve në vend janë të larta, porse shumica dërrmuese e viktimave janë me ngjyrë.

Pas një bisede miqësore, gjatë së cilës Trumpi thuri elozhe për lojtarët jugafrikanë të golfit, papritur filloi të luhej një videomaterial që sipas presidentit amerikan, paraqiste prova të gjenocidit kundër fermerëve të bardhë në Afrikën e Jugut.

Ramaphosa ka qëndruar i heshtur për aq kohë sa është emetuar videoja. Presidenti amerikan ka pretenduar se përmes këtij materiali shfaqen varrezat e mijëra fermerëve të bardhë. Në kundërpërgjigje të kësaj, Ramaphosa ka thënë se ai kurrë nuk kishte parë një gjë të tillë, dhe se dëshironte të dinte se ku ndodhej lokacioni.

Më pastaj, presidenti amerikan i shfaqi disa kopje të printuara nga artikuj që tregojnë për, sipas tij, trupat e pajetë të fermerëve të bardhë, duke përsëritur frazat “vdekje, vdekje”, gjersa i shfletonte.

Në muajt e fundit, Trumpi ka kritikuar ligjin e reformës së tokës të Afrikës së Jugut që synon korrigjimin e padrejtësive të aparteidit dhe çështjen gjyqësore të gjenocidit kundër Izraelit.

Ai ka anuluar ndihmën, ka dëbuar ambasadorin e Afrikës së Jugut dhe ka ofruar strehim për afrikanët e pakicës së bardhë, bazuar në pretendimet e diskriminimit racor.

Administrata e Trumpit gjithashtu e ka akuzuar Afrikën e Jugut për sekuestrimin e tokës nga fermerët e bardhë dhe për nxitjen e dhunës kundër pronarëve të bardhë me “gjuhë të ashpër dhe veprime qeveritare”, akuzë të cilën e përsëriti sot në Zyrën Ovale.
Marrë nga The Guardian

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rrëzohet një helikopter i EUFOR-it në Bosnje, katër të vdekur dhe 11 të plagosur

Transferimi i Veliajt nga Durrësi në Fier, reagon Drejtoria e Burgjeve: U bë sipas ligjit dhe rregullores

Ronaldo fiton çmimin “B.O.A.T.” për herë të parë

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen nga detyra 11 zyrtarë në Policinë e Kosovës

Serbi/ Studentët fituan zgjedhjet në 22 qytete, Vuçiçi në dy, në Kosovë dhe burgje

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pse Elon Musk është lënë në hije nga Trump?
Artikulli tjetër Ronaldo arrin shifrën e 935 golave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Skandali te konviktet në Kamëz, Prokuroria e Tiranës nis hetimet
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 29 Tetor, 2026
Mungesa e votave në PS detyron Ramën dhe Ballukun, të paraqiten në parlament
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Meta, Veliaj dhe Balluku: Akuza të ngjashme, masa sigurie të ndryshme
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Rama sfidon studentët! Ul fondet për arsimin dhe shëndetësinë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.